Çfarë do të gjeni në brendësi
*Prokuroria e Posaçme njoftoi sot sekuestron e pasurive t ëish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, të arrestuar për skandalin e tenderave abuzivë të dhënë për kompaninë e tyre “5D construction” gjatë periudhës 2016-2020. *Në listën e pasurive të skuestruara, ishte edhe një hotel me 5 yje që po ndërtohet në qendër të Durrësit si dhe tokë truall e apartamente të cilët ishin regjistruar nën emrin e familjarëve të ish-drejtorëve. *Në njoftimin e SPAK, bëhet me dije se ish-drejtorët nxirrnin paratë nga sistemi bankar dhe më pas i investonin “cash” për blerjen e këtyre pasurive të paluajtshme. *Ndaj tyre rëndojnë akuzat për abuzime me tenderat, fshehje pasurie dhe korrupsion. Sekuestrimi i këtyre pasurive, vjen disa ditë pasi GJKKO i kërkoi SPAK-ut që dosjen “5D” ta hetonte nën akuzën për veprën penale “grup kriminal”.
Hotel me 5 yje në qendër të Durrësit dhe apartamente, pasuritë e sekuestruara të ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë (Lista)

Mes pasurive të sekuestruara sot nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “5D” për të cilën janë arrestuar ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, është edhe një hotel me 5 yje në Durrës i cili po ndërtohet në qendër të Vollgës.
Hoteli është në pronësi të Mediterranean Investment Group, kompani të cilës SPAK i ka sekuestruar 24% të kuotave pasi rezultojnë në pronësi të ish-drejtorit Redi Molla. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë së Posaçme bëhet me dije se janë sekuestruar pasuri të fshehura nën emrat e familjarëve që dyshohet se ish-drejtorët i kishin blerë me paratë e përfituara nga tenderat abuzivë të dhënë për kompaninë e tyre “5D”.
Më poshtë lista e plotë e pronave të sekuestruara:
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.
Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet. Versus.al
Skema e ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë/ Paratë e tenderave i nxirrnin nga banka dhe i investonin “cash” në pasuri të paluajtshme

Detaje të reja janë mësuar sot pas sekuestrimit të pasurive në pronësi të ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të arrestuar për abuzime me tendrat në bashkinë e kryeqytetit.
Kompania “5D Cunstruction në pronësi të fshehtë të dy ish-drejtorëve, paratë që ka përfituar nga 11 tendera gjatë periudhës së viteve 2016-2020, i ka nxjerrë jashtë sistemit bankar për t’i investuar “cash” në blerjen e pasurive të tjera të paluajtshme si apartamente, tokë truall, parkingje etj.
Ndërsa një pjesë e parave të nxjerra nga banka, investoheshin në aktivitetin e kompanisë “5D”. Ndërkohë, duke marrë parasysh vlerat e parave të tërhequra nga sistemi, bankar, SPAK ka vendosur nën sekuestro pretenvite disa prej pronave të regjistruara nën emrin e familjarëve t ëish-drejtorëve, prona të cilat dyshohet se janë blerë me paratë e përfituara nga tenderat abuzivë të dhënë nga bashkia Tiranë gjatë periudhës 2016-2020.Versus.al
“Dosja 5D” me tendera abuzivë në bashkinë e Tiranës, sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorëve

Tiranë- Me urdhër të SPAK është sekuestruar ditën e sotme kompania “5D Construction” e cila përfitoi 11 tendera abuzivë nga bashkia e Tiranës gjatë viteve 2016-2020. Për aferën korruptive, SPAK arrestoi në mars zyrtarë të lartë të bashkisë Tiranë, ish-drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Redi Molla, ish-drejtorin e Punëve Publike Taulant Tushen dhe Mariglen Qaton, ish-drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
Sipas hetimeve të SPAK-ut, ka prova se kjo kompani zotërohej në mënyrë fiktive nga 3 persona, ndërsa ortakët e vërtetë ishin ish-drejtorët e bashkisë Mariglen Qato dhe Redi Molla të cilët kishin lidhje miqësore me njëri-tjetrin. Me ekzekutimin e urdhrit të sotëm, janë vendosur nën sekuestro preventive pasuri të zotëruara nga familjarë të dy ish-drejtorëve Mariglen Qato dhe Redi Molla.
Të dy këta të fundit, akuzohen për abuzim me tenderat publikë, fshehje pasurie, korrupsion si dhe shpërdorim detyre. Duke përdorur kompaninë "5D construcion" për vite me radhë ish drejtorët përfituan tendera publikë, paratë e të cilëve i nxirrnin jashtë sistemit bankar dhe i investonin "cash" në blerjen e pasurive të pauajtshme.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.
Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.
Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.
Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.
Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.
Ndërkohë, Taulant Tushe, ish-drejtori i planifikimit të punëve publike në bashkinë e Tiranës, i arrestuar edhe për përfshirjen në aferën e inceneratorëve, rezulton se ka pasur dijeni mbi këto veprimtari korruptive dhe ka bashkëpunuar me Qaton dhe Mollën duke favorizuar kompaninë e tyre në tenderat publikë të bashkisë më të madhe të vendit.
SPAK bën me dije se hetimet për këtë çështje vijojnë ende, për të zbardhur rolin e personave të tjerë të përfshirë. Versus.al







