Live Updates /

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut: S’heshtim më për paraburgimet! Ndërprisni marrëdhëniet me ‘gazetarët specialë’

*Pas 24 masave të sigurisë që SPAK lëshoi dje për stafin e universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS ku i pranishëm ishte edhe rektori i UBT, Fatbardh Sallaku i cili tha se e ndjente të nevojshme të qetësonte studentët për këtë zhvillim. Ndërsa u shpreh se do të vinte në dispozicion të SPAK çdo gjë të nevojshme për atë që e cilësoi si “keqkuptim”. *Mbledhja pas largimit të tij u zhvillua e gjitha me fjalimin e kryeministrit Edi Rama i cili përsa kohë ishin të pranishme mediat, pati kritikat për masat e lëshuara nga SPAK dhe shtoi se kjo gjë dëmtonte reputacionin e universitetit që bashkëpunon me universitetin austriak BOKU. *Ndër të tjera ai vijoi me kritikat ndaj prokurorëve të SPAK, duke thënë se ndjekin mediat dhe se janë kthyer në redaksi lajmesh. Haptas, kreu i qeverisë u bëri thirrje prokurorëve që të mos merren me shpërndarjen e informacioneve për gazetarët, por të bëjnë të detyrën dhe të jenë të kujdesshëm në masat e sigurimit “arrest me burg”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas 24 masave të sigurisë që SPAK lëshoi dje për stafin e universitetit Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS ku i pranishëm ishte edhe rektori i UBT, Fatbardh Sallaku i cili tha se e ndjente të nevojshme të qetësonte studentët për këtë zhvillim. Ndërsa u shpreh se do të vinte në dispozicion të SPAK çdo gjë të nevojshme për atë që e cilësoi si “keqkuptim”. *Mbledhja pas largimit të tij u zhvillua e gjitha me fjalimin e kryeministrit Edi Rama i cili përsa kohë ishin të pranishme mediat, pati kritikat për masat e lëshuara nga SPAK dhe shtoi se kjo gjë dëmtonte reputacionin e universitetit që bashkëpunon me universitetin austriak BOKU. *Ndër të tjera ai vijoi me kritikat ndaj prokurorëve të SPAK, duke thënë se ndjekin mediat dhe se janë kthyer në redaksi lajmesh. Haptas, kreu i qeverisë u bëri thirrje prokurorëve që të mos merren me shpërndarjen e informacioneve për gazetarët, por të bëjnë të detyrën dhe të jenë të kujdesshëm në masat e sigurimit “arrest me burg”.

5 Postime
2 JAVE ME PARE

"Mos ndiqni mediat e partitë", Rama thirrje prokurorëve të SPAK: Ndërprisni marrëdhëniet me 'gazetarët specialë'

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut:

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS, Rama pati edhe disa sugjerime për prokurorët e SPAK. Kreu i qeverisë bëri thirrje që SPAK të mos sillet si parti politike apo redaksi lajmesh, por të bëjë detyrën dhe të sulmojë kudo që ka korrupsion.

Duke nënvizuar reagimin e SPAK për shifrat e paraburgimeve, Rama tha se prokurorët e posaçëm duhet të merren me goditjen e korrupsionit dhe jo t’i kthejnë përgjigjie atij.

“Thënë të gjitha këto, kam një sugjerim për prokurorët e SPAK. Në vend që të merren me deklaratat e mia dhe të bëjnë njoftime për shtyp sa herë bëj unë deklarata, të bëjnë detyrën e tyre, e kanë gjithë mbështetjen tonë. T’i dëgjojnë këto që ne themi si kritika kontruktive. Për ne, SPAK dhe GJKKO të rrojnë 1 mijë vjet, nuk u vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët special, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore. Të mos bëhen redaksi gazetash e portalesh dhe të bëjnë punën e tyre”- tha Rama.

“Sa herë kurdoherë e kudoqoftë që do kapin korrupsion, me atë shpatën ta hapin krahun me gjithë forcën. Por korrupsion ama, nuk kemi ngritur një institucion që të bëjë edhe inspektoriatin e lartë të deklarimit të pasurive, edhe gjykatësin edhe KLSH. E ngritëm si armë të fuqishme për të luftuar korrupsionin. Të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, të mos hyjmë në debate shifrash”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

2 JAVE ME PARE

“SPAK-un e kam dashur se krasit gjethet me miza pranë meje”, Rama: S'pranoj më paraburgime me një të rënë të lapsit

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një arsye përse e ka dashur SPAK-un është edhe për ndëshkimin e atyre zyrtarëve pranë tij të përfshirë në afera korruptive. Por theksoi se nuk do të pranojë më paraburgime “me një të rënë të lapsit”.

Sipas tij, kjo gjë nuk pëlqehet as nga shqiptarët e ndershëm.

“Nuk ka degë e gjethe afër meje që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitjen. Përkundrazi, edhe një nga arsyet pse e kam dashur kaq shumë SPAK-un është që të ndihmojë në krasitjen e kësaj pjese këtu me instrumentat e drejtësisë. Por fakti që SHISH dhe policia e shtetit kanë nisur një hetim që pastaj ka kaluar tek SPAK, flet qoftë për vullnetin dhe për faktin që jo vetëm unë nuk kontrolloj institucionet që as nuk e dinë fare sesi është të bësh këtë detyrë. Por përkundrazi dhe policia e shtetit janë mbrapa shumë operacioneve që lavdinë e marrin të tjerët, por për këtë nuk ka asnjë problem. Nuk kam asgjë kundër hetimit, e inkurajoj deri në fund, të dalin ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro në buxhetin e shtetit ,por këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet e GJKKO, këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për t’i pranuar më. Jam i bindur se shqiptarët e ndershëm që nuk janë të verbër, mendojnë kështu”- deklaroi Rama. Versus.al

 

2 JAVE ME PARE

"Mendova çfarë do thonë austriakët", Rama për 24 masat ndaj stafit të UBT: Nxitim i SPAK! Kritikët ta dinë se pa PS s'do kishte arrestime VIP

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut:

Kryeministri Edi Rama i cili e nisi fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar me shprehjen e shqetësimit për 24 masa sigurie për stafin e UBT, tha se gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje ishte komenti i universitetit austriak për këtë lajm.

Ndërsa vijoi më tej, lexoi një reagim të politologut Afrim Krasniqit lidhur me këtë mbledhje të thirrur prej tij ku ishte i pranishëm edhe rektori i UBT Fatbardh Sallaku. Rama tha se kjo mbledhje nuk bëhet për të presionuar drejtësinë.

“Shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë. Kjo shumicë qeverisëse jemi të vetmit garantë të Reformës në Drejtësi. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin ka pasur një sërë reagimesh. Njëri është reagim i Afrim Krasniqit, i shoqërisë civile që akuzon për shkelje të kushtetutës për këtë takim. Unë po i jap disa përgjigjie jo vetëm zotit Krasniqi por të gjithë atyre që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër.

Ajo që unë kërkoj është një drejtësi e pavarur dhe europiane. Nuk e di se ku e gjen zoti Afrim të flasë për strategji elektorale për të minuar drejtësinë, një strategji që thotë ai se tashmë dihet. Pra paraqet si fakt një fantazi të tij. Këtu fillon problem i madh që ne kemi në shoqërinë e sotme”- u shpreh kryeministri.

Më tej kreu i ekzekutivit shtoi se nëse PS nuk do të kishte vullnetin e duhur, nuk do të shiheshin kurrë arretime të zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

“Nuk kemi marrë përsipër për asnjë hetim të themi nëse një i hetuar është i fajshëm apo i pafajshëm. As zoti Afrim dhe as ndonjë largim nuk konkurron dot me këtë mazhorancë për luftën për të patur një drejtësi të pavarur. Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse, zoti Afrim dhe zoti largim nuk do shikonin kurrë hetime “VIP” në Shqipëri. Po të mos ishte kjo parti, nuk do shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vendosmërisht ka tërhequr duart komplet nga kontrolli i drejtësisë duke e lenë të bëjë çdo eksperiment.

E kam fjalën për gjithë ato veprime gjatë këtyre 5 viteve për të cilat kemi heshtur. Po të kishim folur ne siç flasin sot, do të kishim prishur më shumë punë. Por nuk mund të rrimë dot pa folur dhe të përgatiten zoti Afrim dhe largim të na dëgjojnë më shumë për këtë gjë. Tani që SPAK e GJKKO ua dhamë ne gjithë hapësirën të bëjnë gjithë hapësirën për të bërë atë që është bërë, i kanë marrë të tjerë në birësim pas pilafit, kemi hyrë në një fazë tjetër për një drejtësi evropiane. Nuk dua teksa ne negociojmë për të qenë anëtarë të BE të çohet një holandez e të na thotë se Shqipëria nuk ka gjykata dhe prokurori që njeh prezumimin e pavarësisë”- tha Rama.

Ai përsëriti se PS është garantja e vetme e Reformës në Drejtësi dhe jo SHBA siç pretendohej.

“Ne nuk përcaktojmë prokurorë e gjyqtarë dhe nuk ofrojmë asnjë model negativ. Nuk e di nëse zoti Afrim e ka parë sesi prokurori kryesor kreu i SPAK, është sulmuar kafshërisht, nuk e di ku kanë qenë këta që sot po e mbrojnë SPAK-un nga ne. Nuk e di ku kanë qenë këta afrimët dhe largimët dhe nuk e di në cilin kapitull të Shqipërisë nga 1912 deri në këtë periudhë historianët afrim e largim kanë parë ndonjë rast të tillë”- tha kryeministri. Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Gati të jap çdo dokument që SPAK kërkon”, rektori i UBT për masat e sigurisë: Dëmtohet imazhi i universitetit

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut:

Fatbardh Sallaku rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës ku SPAK lëshoi dje 24 masa sigurie për abuzime me tendera, mori fjalën i pari sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku ishte ftuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se të gjithë pedagogët ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë, kanë nisur procesin për të faktuar se nuk kanë gisht në këto pretendime të SPAK dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim. Sallaku shtoi se situata e krijuar dëmton imazhin e universtiteti dhe mund të bëjë që studentët të stepen nga zgjedhja e tyre.

“Uroj që çdonjëri nga ata të faktojë se ka vepruar me ndershmëri duke zbatuar ligjin. Ajo që unë dua të theksoj është fakti që ky diskutim më shumë se jam i detyruar meqë jam rektor, por tashmë është një proces që ka filluar që para 3 viteve falë investimit personal të kryeministrit. Kemi 3 vite që punojmë me një nga universitetet më të mira në Evropë dhe jemi të detyruar të sqarojmë të gjithë partnerët tanë në lidhje me këtë. Me gjithë respektin që mund të kemi për çdo lloj ndërmarrje, por në rastin e institucioneve të arsimit të lartë, është shumë i rëndësishëm imazhi sepse bëhet fjalë për një universitet ku në esencë ka nevojën për të qenë i pranishëm dhe për të bindur të rinjtë të studiojnë në këto programe”- tha Sallaku.

Më tej rektori sqaroi se është i gatshëm të japë çdo dokument që SPAK-u ia kërkon. Ndërsa theksoi se ai vetë nuk ka pasur asnjë dijeni për procese tenderimi duke qenë se me ligjin e arsimit të lartë ndahet pjesa akademike me atë administrative.

“Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo vend t’i sqaroj këto gjëra që po them. Por do doja shumë që të sqaronim 2 pozicione.  Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar dhe ia lë drejtësisë komplet dhe shpresoj shumë të jetë një proces sa më i ndershëm. Por dua të theksoj se kam shumë besim që UBT jo vetëm do ringrihet sepse kemi pasur goxha sfida më parë. Jemi ngritur në vitin ’90 kur askush nuk donte te studionte për bujqësi, më pas në ’97-ën dhe sërish pas 2015-ës.

Ne përgatitemi që brenda muajit mars të kemi gati ofertën e re akademike. Bëhet fjalë për një ristrukturim total duke filluar nga oferta akademike dhe duke vazhduar tek menaxhimi administrativ.  Aty është hapur një process, nuk kam asnjë lloj informacion çfarë është trajtuar. Ligji i arsimit të lartë e ndan mirë anën administrative me atë akademike. Do jemi bashkëpunues, kemi dhënë të gjitha informacionet e kërkuara. Dua të siguroj që unë nuk jam këtu për politikë”- shtoi rektori i UBT. Versus.al

2 JAVE ME PARE

SPAK lëshoi 24 masa për stafin e UBT, Rama mbledh grupin parlamentar të PS për të dëgjuar rektorin e universitetit

“Jeni bërë si redaksi lajmesh”, Rama kritika SPAK-ut:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot në orën 09:00 për të diskutuar jo vetëm kalendarin për punimet e seancës plenare që mbahet nesër, por edhe për të dëgjuar Fatbardh Sallakun, rektorin e universitetit Bujqësor të Kamzës ku SPAK ditën e djeshme caktoi 24 masa sigurie.

Vetë kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë dëgjesë gjatë ditës së djeshme menjëherë pas masave të lëshuara nga SPAK duke i cilësuar këto si ‘masa të lëshuara pa gjyq’ për një procedurë të disa viteve më parë. Sipas tij, edhe rektori Sallaku i ka rrëfyer se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që grupi parlamentar socialist mblidhet për të diskutuar mbi masat e lëshuara prej SPAK. Filimisht ishte mbledhja e menjëhershme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, arrestim për të cilin Rama tha se nuk është kryer sipas rregullave dhe se kreu i bashkisë më të madhe mund të ishte hetuar në gjendje të lirë.

Kritika pati edhe për vënien nën hetim të Klotilda Bushkës, e cila dyshohet se ka ndërhyrë në hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj. Versus.al

Poll