Live Updates /

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e Ballës! Arrestimi i Veliajt nxit debate, Berisha: Rama e çoi në Durrës që t’i bëjë presion

*Pavarësisht çështjeve në rend dite, Kuvendi është përfshirë sot nga debatet e ashpra pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. *Deputetët demokratë me në krye kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin akuzuan ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se policia nuk kishte ndërhyrë ditën e djeshme kur dhjetëra mbështetës të Veliajt bllokuan makinën e policisë që transportonte Veliajn. Ministri u përgjigj duke thënë se grumbullimi i tyre kishte qenë i menjëhershëm dhe se bëhej fjalë për simpatizantë dhe jo protestues. *Ndërsa menjëherë sapo mbërriti në Kuvend kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Ramën se e kishte dërguar kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit me qëllim që ta presiononte këtë të fundit duke i çuar në qeli Xhevdet Troplinin të njohur si “Poja”. *Rama reagoi në rrjetet sociale duke thënë se nuk ka shkuar në Durrës për të takuar Veliajn dhe se i gjithi është lajm i rremë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pavarësisht çështjeve në rend dite, Kuvendi është përfshirë sot nga debatet e ashpra pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. *Deputetët demokratë me në krye kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin akuzuan ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se policia nuk kishte ndërhyrë ditën e djeshme kur dhjetëra mbështetës të Veliajt bllokuan makinën e policisë që transportonte Veliajn. Ministri u përgjigj duke thënë se grumbullimi i tyre kishte qenë i menjëhershëm dhe se bëhej fjalë për simpatizantë dhe jo protestues. *Ndërsa menjëherë sapo mbërriti në Kuvend kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Ramën se e kishte dërguar kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit me qëllim që ta presiononte këtë të fundit duke i çuar në qeli Xhevdet Troplinin të njohur si “Poja”. *Rama reagoi në rrjetet sociale duke thënë se nuk ka shkuar në Durrës për të takuar Veliajn dhe se i gjithi është lajm i rremë.

8 Postime
3 JAVE ME PARE

I përmendi 500 mijë eurot e avokatëve 'shpërthen' Berisha: Taulant Balla prostitutë politike! Përdor bandën e Elbasanit ndaj kundërshtarëve politike

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Një deklaratë e fortë e Taulant Ballës në seancën parlamentare të sotme ka shkaktuar tension të madh mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës.

Situata u nxeh edhe më shumë kur kryedemokrati Sali Berisha lëshoi akuza drejt ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për të cilin u shpreh se kishte marrë 500 mijë euro nga të ashtuquajturit "çunë të Londrës".

Në përgjigje, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ktheu akuzat Berishës, duke thënë se ai kishte paguar një zyrë avokatie në Londër për të hequr non gratën e tij. Balla shtoi se e njëjta zyrë avokatie ka mbrojtur edhe kriminelë serbë kundër UÇK-së.

''O Sali, dëgjo këtu. Bëre llogaritë e Veliajt, sa për ato llogari, ato deri më tani janë dyshime. O Sali jep përgjigje popullit thuaj ku i ke gjetur ti, 500 mijë euro në Londër të zyra avokatare që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK. Thuaj cik shqiptarëve ku i ke gjet 500 mijë euro, meqë akuzon Ulsiun, apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe ja faturove Ulsiut. Nuk paguan qeveria shqiptare fature avokatie. PS do vijojë të ketë standard, çdo i akuzuar avokatin ta paguajë vet, por prezumimi i pafajësisë është element kryesor,''- tha Balla ndër të tjera.

Por përgjigjen Berisha ia dha jashtë deputetit Balla të cilin e ofendoi duke e quajtuar 'prostitutë politike' i cili përdor bandat e Elbasanit për goditur kundërshtarët e tij politik. 

Berisha: Ju e dëgjuar Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin.

Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare.
Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar.

Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve.

Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksëpaguesve europianë apo amerikanë, që pëfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit.

Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje.

Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin.

Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë.

Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme./Versus.al

3 JAVE ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Shtyhet seanca, Spiropali:Uroj shumë që të hënën të vini me mend tjetra

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e
Pamje nga seanca e sotme Parlamentare

Seanca e ditës së sotme parlamentare është shtyrë për të vazhduar të hënën.

Ky vendim u mor nga kryesia e Kuvendit pas një sërë debatesh dhe incidentesh që ndodhën në sallën e parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi përfundimin e senacës duke iu drejtuar të gjithë kolegëve të saj politikë, kryesisht atyrë të forcës opozitare, të cilët shkaktuan një sërë incidentesh në foltore, për të respektuar qytetarët dhe për t’iu rikthyer normalitetit.

“Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet”, tha Spiropali.

Kujtojmë që përplasjet në Kuvend ishin shumë të ashpra ditën e sotme. Deputeti Flamur Noka në tentativë për të goditur Taulant Ballën me shishe uji rrëzoi në tokë edhe njërin prej gardistëve.

Gjithashtu dhe deputeti demokrat Petrit Doda hoqi rripin e pantollonave për të goditur Taulnat Ballën. /Versus.al

 

 

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Plas në Kuvend, Noka rrëzon përtokë gardistin, tenton të godasë Ballën

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Përplasjet në Kuvend janë bërë edhe më të ashpra. Deputeti Flamur Noka në tentativë për të goditur Taulant Ballën me shishe uji ka rrëzuar në tokë edhe njërin prej gardistëve. Seanca u ndërpre dhe Spiropali përjashtoi Nokën.

Pak më herët, deputeti Petrit Doda tentoi ta godiste me rrip pantollonash ministrin Balla, por gjithashtu u ndalua nga garda. Pasi u duk se situata u qetësua, fjalimi i Ballës ka ngritur gjakrat mes demokratëve dhe Noka u nis me shpejtësi drejt tij para se të neutralizohej nga gardistët. 

"Merreni se është çmendur"- iu drejtua Balla gardistëve. Versus.al

 


  

 

3 JAVE ME PARE

Përplasje në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantollonave për të goditur Ballën

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Debatet në Kuvend kanë arritur në një tjetër nivel, teska demokratët tentuan të pengonin fjalën e ministrit Taulant Balla duke pretenduar se nuk u jepej e drejta e fjalës. Në një moment pasi gardistët u rreshtuan para foltores, deputeti Petrit Doda hoqi rripin e pantollonave për të goditur Ballën.

 

Falë ndërhyrjes së gardistëve Doda u ndalua teksa tentonte të godiste Ballën, ndërsa u përpoq edhe të shulte njërin prej mikrofonëve për ta realizuar goditjen e tij. Versus.al

3 JAVE ME PARE

“Erioni është në paraburgim më pëlqen apo jo”, Rama: Paskan përhapur lajmin e rremë sikur kam shkuar ta takoj

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas lajmit të publikuar në disa media ku thuhej se ai ishte nisur drejt Durrësit për të shkuar në paraburgimin ku mbahet kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në reagimin e gjatë të cilin e nis me lajmin se Shqipëria ka marrë letrën për çeljen e grupkapitullit të 3 të negociatave, Rama shkruan se nuk ka shkuar në paraburgimin e Durrësit dhe se pavarësisht dëshirës së tij, kryebashkiaku ndodhet i arrestuar.

Shkrimi i plotë i Ramës në rrjetin social “X”:

Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane.

Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme.

Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.

O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!

Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.

Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike, si shtatore ambulante turpi nëpër këmbët e dynjasë! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme,.

Po e dini pse?

Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them e s’kam lidhje me maskarallëqet që thoni ju për mua! Si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve e duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane. Dhe ju nuk do më ndalni dot. Versus.al

3 JAVE ME PARE

“E çoi në Durrës që ta kërcënojë me Pojën”, Berisha: Nëse i ndodh gjë Veliajt, Rama do mbajë përgjegjësi

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm sot Kuvend ku pati akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon dërgimit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.

Përpara se të futej në Kuvend Berisha foli për grumbullimin e mbështetësve të Veliajt ditën e djeshme jashtë godinës së SPAK. Ndërsa të njëjtën gjë për transferimin e Veliajt në Durrës e tha edhe në foltore duke u shprehur se Rama ka dërguar personazhin e botës së krimit të njohur me nofkën “Poja” për t’i bërë presion Veliajt.

“Kërkoj rikthimin urgjent në seancë të padrinos i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën në qeli Erion Veliajt që t’i mbyllë gojën”- deklaroi Berisha në Kuvend.

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Pas kësaj, Spiropali i mbylli mikrofonin kreut të PD dhe kjo shkaktoi që deputetët të mblidheshin duke bllokuar foltoren. Kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

Pas rinisjes së seancës plenare Berisha paralajëmroi që nëse ndodh diçka gjatë procesit hetimor ndaj Veliajt, do të mbajë përgjegjësi vetë Rama.

“Urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. E dërgoi atje që ta kërcënojë që po nuk mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë. U garantoj që gjëja më e vogël po ndodhi në këtë process, do përgjigjet vetë Edi Rama. Sepse ky tërbim që e ka kapur Ramën është shumë i dëmshëm për vendin. Ky i papërgjegjshëm ka marrë fund politikisht”- shtoi ish-kryeministri. Versus.al

 

3 JAVE ME PARE

“Rama s’është mirë nga koka”, Spiropali i kthehet Dogjanit: E papranueshme ta fyesh kryeministrin

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e

Në seancën plenare të ditës së sotme u përfshinë edhe zhvillimet e fundit politike pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama, deputeti demokrat Asllan Dogjani tha se kreu i qeverisë nuk është mirë nga ana e shëndetit mendor.

"Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka”, tha Dogjani.

Ndërsa një reagim për këtë fyerje e pati edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila i kërkoi Dogjanit që të mos e përdorte foltoren për të ofenduar askënd.

Spiropali: Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje

Dogjani; Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj", tha Dogjani.

Spiropali: Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë. Versus.al

3 JAVE ME PARE

Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend (dhe një ‘Sorry...sorry!’)

Kuvendi ‘arenë përplasjesh’ mes demokratëve e
Asllan Dogjani

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë.

Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmendte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave. Nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.

Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”. në sallë për pak sekonda pati ilaritet, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Parlament, i qarkut të Beratit, ish-kryebashkiak.

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht:

“Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë), tha ai.

Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi:

“Fadil, do të të zgjatet jeta...”.

Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës...”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor...”.

Më tej vijoi fjalën për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend dhe kujtuar emrat e viktimave në qytete./Versus.al

Poll