Çfarë do të gjeni në brendësi
*Tashmë çdo gjë është gati për garën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve të cilat kanë ngjallur shumë polemika mes tyre. *Në PD pas publikimit të listave pati largime, një prej tyre Dashnor Sula i cili në primaret e Elbasanit u rendit i pari me vota. Sula pretendoi se ishte lënë në lista të hapura jashtë çdo kriteri ndërsa shpalli bashkimin e tij me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” duke garuar në Elbasan në listë të hapur. *Surpriza pati edhe në PS ku u vu re fakti se shumë ‘veteranë’ ishin lënë jashtë listave të sigurta, madje disa prej tyre edhe jashtë listave të hapura si Petro Koçi e Nasip Naço. Kryeminstri Edi Rama tha se këto lëvizje ishin ndërmarrë me qëllim hapjen e partisë dhe futjen e të rinjve në Kuvend. *Listat e kandidatëve për deputetë janë dorëzuar edhe nga partitë e reja politike. E para parti që dorëzoi listat me kandidatët ishte “Lëvizja Bashkë”. Ndërsa gjithashtu edhe “Mundësia” e Agron Gjekmarkajt dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Lapajt dhe Shabanit dorëzuan më pas kandidatët. Në listën e kandidatëve të Shqipëria Bëhet, ra në sy fakti që në qarkun e Beratit, i pari kandidat renditet Ferman Lapaj, babai i kryetarit Adriatik Lapaj.
Listat e 'Nisma Shqipëria Bëhet', Lapaj vendos babain e tij të parin në Berat

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Të dy si Lapaj dhe Shabani kandidojnë në qarkun e Tiranës ku janë renditur në listë në pozicionin e 30-të dhe 44.
Koalicionit të tyre iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i cili do të kandidojë në listën e hapur të Elbasanit pas zhgënjimit që pati nga kryedemokrati Sali Berisha i cili pavarësisht se Sula ishte më i votuari në Primare, sërish nuk e vendosi në listën e mbyllur.
Ndërsa një tjetër gjë që tërheq vëmendjen në listat e kandidatëve për deputetë, është se në qarkun e Beratit, është vendosur i pari në listë Ferman Lapaj, i ati i kreut të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Versus.al

Lënia jashtë e ‘veteranëve’ të PS, Rama: Duam hapje brutale të partisë! Në Vlorë e përmbysëm listën
Listat e kandidatëve për deputetë të PS lanë jashtë saj shumë deputetë aktualë të cilët e mbajnë mandatin prej disa legjilaturash. Por edhe ata të cilët kanë vetëm një mandat janë lënë të garojnë në listat e hapura.
Lidhur me këtë fakt, kryeministri Edi Rama tha se ka qenë përpjekje e tij për të hapur partinë nëpërmjet vendosjes të të rinjve në lista të sigurta pasi në mënyrë tjetër do e kishin të pamundur të futeshin në Kuvend.
“Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë. Për ta bërë hapjen brutale. Në sensin që nëse kapacitetet e brendshme në territor, janë të tilla që e pengojnë hapjen, atëherë duhet ta imponojmë në një moment kyç duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do hynin dot”- tha kreu i qeverisë.
Teksa mori disa shembuj të deputetëve të cilët sipas tij i ishin vetëofruar të angazhoheshin kudo që ishte nevoja, Rama përmendi edhe listat e kandidatëve në Vlorë duke thënë se ishte e nevojshme një lloj përmbysje e kandidatëve për të treguar ofertë të re politike.
“Një person tjetër që ka vite të tëra që është në krye të punëve, që është deputet prej disa kohësh, veteran i PS, Fadil Nasufi ka shprehur gatishmërinë jo të jetë në listën e hapur, por edhe të mos jetë fare dhe të punojë ku t’i kërkohet. Këto nuk janë gjëra të jashtëzakonshme por mënyra sesi duhet të funksionojë një familje politike që ka qëllim të bëjë Shqipërinë.
Shembull tjetër është Vlora. Kam menduar se në Vlorë nuk e marrim asnjëherë maksimumin. Unë besoj që e meritojmë dhe vlonjatët do na e jepnin nëse ne do ishim në gjendje t’u jepnim atyre një ofertë që nuk u sjell në mendje partinë e mbyllur, partinë e disave që kthehet pastaj në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuarish. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën, për t’u dhënë një ofertë më komplekse dhe më të prekshme”- u shpreh Rama. Versus.al
PD-së i ikën një tjetër deputete nga listat e hapura: Zhgënjim, për përfaqësimin e grave nga PD, ndërkohë qe, “vende” paska pasur me bollëk

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori ka njoftuar tërheqjen nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Pasi u la në listën e hapur të PD për qarkun e Fierit, ajo thotë është është e zhgënjyer dhe ka vendosur të tërhiqet pasi ky i duket vendimi më i drejtë.
Dhori gjithashtu kritikon ashpër garën në PD, duke u shprehur se përfaqësimi në Parlament bëhet me “pazare nën rrogoz”.
Postimi i plotë:
Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM !
Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”….
Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…
Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!
Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!
Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!
Garon e vetme në zgjedhje, zbardhet lista e kandidatëve të partisë "Mundësia"! Shehaj i pari në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme janë dorëzuar në KQZ edhe listat e kandidatëve për deputetë të partive të tjera politike si “Lëvizja Bashkë”, e para parti që dorëzoi listat si dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Mundësia” e Agron Shehajt.
Kreu i partisë së re, “Mundësia”, Agron Shehaj garon në Tiranë ku renditet i pari në listë. Duke qenë se është parti e sapo formuar, të gjithë kandidatët për deputetë janë njerëz të rinj të cilët kryesisht nuk janë angazhuar në parti të tjera politike.
Shehaj u largua nga PD në nëntor të vitit 2023 për të hapur një parti të re politike duke qenë se kishte shprehur qëndrimin e tij për domosdoshmërinë e një alternative të re në skenën e politikës shqiptare. Kjo parti garon e vetme në zgjedhjet e 11 majit. Versus.al
Kandidatët e PS në 12 qarqe/ Ministrat dhe ‘të rinjtë të sigurt për në Kuvend, Rama lë jashtë 24 deputetë aktualë
Partia Socialiste publikoi mbrëmjen e djeshme listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku u vunë re shumë kandidatë prej të cilëve pa një profil politik.
Ashtu siç pati paralajmëruar, Rama ka lënë si kandidatë në listat e hapura deputetët të cilët kanë të paktën një mandat në Kuvend, por në listat e mbyllura bie në sy fakti që janë të futur pothuajse të gjithë ministrat aktualë. Vetë kryeministri garon në listën e mbyllur të Tiranës.
Një tjetër detaj për t’u nënvizuar është kandidimi në listë të hapur edhe i Damian Gjiknurit në qarkun e Vlorës, duke e socialistin pa një detyrë konkrete drejtuesve pavarësisht se më herët ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm organizativ të PS.
Me emrat e futur në listat e kandidatëve për deputetë, priten mjaft risi tek socialistët, tek të cilët 24 prej deputetëve aktualë nuk do të jenë më kandidatë në zgjedhjet e 11 majit. Madje disa prej tyre edhe e shprehën publikisht indinjatën. Njëri nga ata ishte deputeti Petro Koçi i cili publikisht la të kuptohej se kishte rezerva për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të faktit se ai ishte mënjanuar nga takimet organizative të partisë. Gjithashtu edhe deputeti Nasip Naço i cili kryesonte edhe një prej komisioneve, u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Listat e kandidatëve të PS për deputetë në 12 qarqet e vendit:
Lista e PS për qarkun e Kukësit:
Lista e mbyllur:
-Eduart Shalsi, kreu politik i qarkut
Lista e hapur:
-Ali Hallaçi, myftiu i Kukësit, ish-prefekt dhe ish-diplomat
-Aristogena Poga (Geca), Has, kryetare e FRESH-it, platforma e PS
-Alban Zeneli, ish-deputet i PD-së, ushtarak, Polici
Lista e qarkut Lezhë:
Lista e mbyllur:
Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë, drejtues politik, Lezhë
Ermal Pacaj, Psikologji Shkenca sociale, portali "Deputeti që duam", Lezhë
Lista e hapur:
Admir Kadeli, Ekonomist-Financë, portali i PS, Lezhë
Andon Gjoni, Informatik-Ekonomike, IT, portali i PS, më i riu, Lezhë
Klotilda Ndreca, Shkenca Sociale, portali, Lezhë
Erjon Markaj, Drejtësi-Ekonomi, portali i PS, Lezhë
Marjeta Nela, mësuese, portali i PS, Kurbin
Aurora Reçi (Gjeloshi), Administrim-Biznes, prurje e re, Kurbin
Pranvera Skana, Histori-Filologji, media, portali i PS, Mirditë
Qarku i Fierit
Lista e mbyllur:
Belinda Balluku
Erjo Mile, pedagog në Universitetin e Tiranës
Ceno Klosi, zv. Ministër i Infrastrukturës
Petrit Malaj, Ministri i Financave
Ana Nako, drejtoresha e gjimnazit të Divjakës
Lista e hapur
Zahira
Ramion Kurti
Mariglen Hoxha, financier
Gerta Dhima, familje e vjetër socialiste
Kiduina Zaka, nga Deputeti që Duam
Asflorar Haxhiu, mjek kirurg
Elton Korreshi, ekspert fiscal, ish-nënkryetar i Lushnjes
Maldrita Bardho, farmaciste
Përparim Arapi, agronom
Ilirjan Musko
Zeqine Caushi, vajza më e re listës, juriste dhe avokate
Antoneta Dhima, deputet aktuale
Klevis Jahaj, drejtues i AKUM
Dhimitër Kruti, agronom i ri
Avdi Snalla
Nustret Avdulla
Qarku Tiranë
Lista e mbyllur
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
Lista e hapur
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Blerina Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Çepeli
Endrit Brahimllari
Entela Ramosaço
Erjon Braçe
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafa
Fatmir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
Mirgit Vata
Olta Xhaçka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Çepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu
Qarku Durrës:
Lista e mbyllur
Klodiana Spahiuâ/ deputete aktuale
Milva Ekonomiâ/ deputete aktuale
Loer Kumeâ/ deputeti qe duam
Skënder Pashajâ/ sipermarres
Aurora Maraâ/ deputete aktuale
Lista e hapur
Ani Dyrmishiâ/ drejtori i spitalit rajonal durres
Arkend ballaâ
Etleva Budiniâ/ forumi i gruas durres
Alban Xheliliâ/ depute aktual
Edvin Prençeâ/ sipermarres sektori fason (deputeti qe duam)
Entela Hoxhaâ/ mjeke stomatologe
Edmond Rrushiâ
Erjon Meka
Jona Osmanni/ deputeti qe duam (akademia politike)
Erjon Xhiliâ/ sipermarres (sukth dhe rrethinat)
Indrit Gjokaâ
Qarku Elbasan
Lista e mbyllur
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Ermal Elezi
Adi Qose- ekonomist
Evis Kushi
Lista e Hapur
Aulona Bylykbashi- pedagoge, nënkryetare e Bashkisë së Elbasanit
Florenc Spaho
Saimir Hasalla- Deputet PS
Agron Gaxho-Drejtori i spitalit të Elbasanit
Shkelqim Bullari- Deputet PS
Ela Tocka- juriste
Olsi Komici- jurist
Ervina Meta
Geldon Fejzo- mjek neokirurg
Luan Duzha- deputet PS
Arlind Kullolli- mjek, Deputeti që Duam
Sara Mila- Deputeti që Duam
Desantila Tahiraj
Musa Coha
Qarku Berat:
Në listën e mbyllur:
Ervin Demo
Enriketa Jaho
Në listën e hapur:
Matea Rexhepi
Hatixhe Konomi
Julian Zyla
Ardian Islami
Ertis Hyka
Fadil Nasufi
Hysen Buzali
Qarku Dibër:
Te mbyllur
Blendi Klosi
Alma selami
Te hapur
Murat Dani deputeti qe duam
Daniel Gjura
Valentina Haliti/ mesuese
Argon Malaj / ish kryetari i bashkise
Dritan Selishta / Ekonomist
Qarku Gjirokastër
Në listën e mbyllur:
-Mirela Kumbaro
Në listën e hapur:
-Anila Dhimitri
-Pirro Dhima
-Shyqeri Hysi
-Tërmet Peci
Qarku Korçë:
Lista e mbyllur
Niko Pelesh-drejtues qarku
Romina Kuko
Genti Lakollari
Lista e Hapur
Alfons Olldashi- Deputeti që Duam
Arjan Jaupllari- zv.ministër Bujqësie
Besa Spaho- Nënkryetare e Bashkisë së Korçës
Bledi Çomo- jurist
Eni Zake- Deputete PS
Eridjon Rustemi- Nënkryetar i Bashkisë së Maliqit
Gëzim Gora
Ilirjan Pendavinji- Deputet PS
Vasil Sterjovksi (Aleanca Maqedonase)
Vinjola Rota
Qarku Shkodër:
Lista e Mbyllur
Marjana Koceku, pjesë e platformës e Deputeti që Duam
Onid Bejleri, inxhinier, nënkryetari i Bashkisë Shkodër
Xhenis Cela, menaxhere ne sektorin e turizmit dhe mediave
Bujar Rexha, përfaqëson Malësinë e Madhe
Lista e Hapur
Edona Bilali, deputet aktuale e Shkodrës
Ervin Doda, është përfaësues i Fushë-Arrëzit
Olta Duda, mjeke
Frrok Gjini, deputet aktual
Besmir Lezha, drejtues në infrastrukturën e Shkodrës, drejtues aktual i ujësjellësit
Marian Lështiqaj, jurist me eksperiencë
Vera Ndreca, akademike jashtë vendit
Kejsi Spahiu, mjeke, pjesë e Akademisë Politike
Nertil Cani, jurist
Shkëlqim Sterkaj, vjen nga një komunitet i djathtë
Adnan Shullani, administrator i zonës së Anës së Malit
Qarku Vlorë:
Në listën e mbyllur:
Bledi Çuçi
Zamira Sina
Erjona Ismaili, ish gazetare, koordinatore në projektin zvicerian të bashkive të forta
Pirro Vëngu, aktualisht ministër i Mbrojtjes
Në listën e hapur:
Vasil Llajo, përfaqësues i minoritetit grek, Sarandë
Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Sarandë
Gjergji Mërkuri, mësues, Sarandë
Ina Majko, përfaqësuese e komunitetit rom, Sarandë
Vullnet Sina, deputet aktual, Vlorë
Evis Allushi
Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë Vlorë
Brunilda Mersini, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës
Briseda Çakëri
Mjaftesa Sulaj
Endi Hysenaj, drejtor i AKU-së në Vlorë, përfaqësues i komunitetit çam
Damian Gjiknuri. Versus.al
PD nxjerr listën e plotë të kandidatëve për 11 Majin, Berisha përballet me Ramën në kryeqytet. Deputetët e lënë jashtë: Zhgënjim!
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit.
Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PBDNJ dhe PDIU.
Përzgjedhja e kandidatëve ka pasur një rëndësi të veçantë, pasi këto lista përbëjnë përfaqësimin e PD në nivel kombëtar dhe janë përgatitur pas konsultimeve të shumta me strukturat lokale dhe aleatët e partisë. Ndërkohë kanë nisur pakënaqësitë e para nga kampi blu. deputeti Dash Sula është shprehur se ai është lënë jashtë listave të sigurta pasi është në mbrojtje të punës së SPAK.
Lista e kandidatëve për 12 qarqet është si vijon:
Qarku Tiranë
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi
Qarku Elbasan
Listat e mbyllura
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodjana Çapja
Blendi Himçi
Aurel Bylykbashi
Lista e hapur
Ilirjan Alliu
Dritan Cani
Lumturi Hasa
Mustafa Pasha
Renato Kumria
Gani Cani
Lindita Kullolli
Dritan Pitarja
Elior Lila
Alesia Balliu
Qamil Boja
Armaldo Kllogjeri
Dashamir Xhika (PL)
Alis Narazani
Qarku Fier
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu (PL)
Eduart Sharka
Saimir Korreshi
Qarku Durrës
Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Manjola Luku
Artan Luku (PAA)
Igli Cara
Qarku Shkodër
Lista e mbyllur:
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti
Lista e hapur:
1. Lodovik Hasani
2. Gent Ndoj
3. Bardh Spahia (Imeld Sokoli)
4. Tedi Kopliku
5. Gloria Shllaku
6. Ndoc Ashta (Imeld Sokoli)
7. Senada Mehmeti (FRPD)
8. PR Arben Lusha
9. PA Matilda Matija
10. PDIU Liljan Idrizi
11. LSI Elmira Ndrevashaj
Qarku Korçë
Ivi Kaso
Ledina Aliolli
Bledjon Nallbati
Qarku Vlorë
Lista e mbyllur:
Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule
Lista e hapur
Alda Haluci
Matilda Çyrku
Nada Daullja
Liljana Elmazi
Lorenc Banaj
Edmond Fetahu
Skender Muço
Dario Runa
Ritvan Mezini
Romario Meminaj
Petro Gjikuria
Artan Liçaj (paa)
Qarku Berat
Eno Bozdo
Zija Ismaili
Qarku Kukës
Flamur Hoxha
Qarku Gjirokastër
Tritan Shehu
Qarku Dibër
Xhelal Mziu
Denisa Vata
Qarku Lezhë
Lista e mbyllur
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Lista e hapur:
Gjin Gjoni
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Aleksandër Lala
Edison Doçi PAA
Viktor Tusha PL
Melisa Vuthaj PR
Lista e hapur Korçë:
Edmond Spaho
Andrea Mano
Gentian Çela
Gentian Çala (PL)
Kristi Koçibelli(PR)
Enton Çaçani (PAA)
Ernest Koce (Maqedonas)
Eleina Qirici
Brunilda Prifti
Elsuida Vila
PD ka shprehur bindjen se këto lista do të sjellin një përfaqësim dinjitoz për qytetarët e Shqipërisë, duke u angazhuar për një fushatë të drejtë dhe të ndershme për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e 11 majit./ Versus.al







