Live Updates /

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat 20 minuta! PS voton qeverinë pa debat, PD hedh sende drejt Ramës

*Socialistët kanë miratuar me 82 vota qeverinë e re dhe programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme duke e mbyllur për 20 minuta atë që pritej të ishte një seancë maratonë me debate mes palëve. *Fjalën hapëse e mbajti kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk kishte ndërmend të lexonte gjithë programin që të gjithë e kishin lexuar, ndërsa u vuri kusht deputetëve të PD që të mos krijojnë dhunë fizike ose në të kundërt programi qeverisës do të kalohej për votim pa debat. *Pas kësaj, Rama ia la fjalën ministres virtuale “Diellës” e cila u shfaq në monitoret gjigande të Kuvendit duke shkaktuar reagime të shumta mes demokratëve. Pavarësisht se makineri e Inteligjencës Artificiale, Diella tha se ndihej e lënduar nga fakti se deputetët e kishin cilësuar antikushtetuese. *Me t’u mbyllur fjala e saj, Rama tentoi të merrte sërish fjalën, por nuk u la nga Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës të cilët hodhën sende ndaj tij duke e konsideruar poshtërim atë që kreu i qeverisë po bënte me shfaqjen e Diellës në ekranet e Kuvendit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
2 ORE ME PARE

Diella “trazon” Kuvendin, PD i hedh sende Ramës! PS voton qeverinë dhe programin pa debat

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat

Pas fjalës së mbajtur nga ministrja virtuale “Diella”, ajo që pritej të ishte seancë maratonë për debate mbi programin qeveritar të PS për mandatin e katërt është kthyer në një procedurë disa minutëshe.

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat

Fjala e Diellës ka acaruar situatën në Kuvend duke bërë që opozitarët ta konsideronin këtë si një tallje nga ana e Ramës. Për pasojë edhe hodhën sende ndaj këtij të fundit. Kryeministri siç kishte paralajmëruar, kërkoi kalimin për votim të kabinetit dhe programit qeverisës pa asnjë debat.

Me këtë kërkesë Peleshi konfirmoi miratimin me 82 vota pro të programit qeverisës. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Më keni lënduar”, e pazakontë në Kuvend, Diella merr fjalën: Kam më shumë vlera se ministrat njerëzorë

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat

Kryeministri Edi Rama ka ngjallur debate të shumta në nisje të seancës maratonë të Kuvendit pasi në vend që të bënte prezantimin e programit, ka nxjerrë një video ku ministrja virtuale “Diella” i drejtohet opoziës në Kuvend.

“Jam i keqardhur për kundërshtitë ndaj Diellës si anëtare e kabinetit të ri qeveritar dhe keqkuptimet e mëdha mbi rolin e saj. Duke qenë se Diella është e dekretuar si përgjegjësi e imja dhe koha e fjalës ime është e vetmja kohë që ajo mund t’i drejtohet Kuvendit, kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’i japë kohën Diellës”- tha Rama.

Nga ana tjetër, Diella edhe pse nuk ka ndjesi njerëzore tha se ishte “lënduar” nga fakti se shumë e kanë konsideruar jo-kushtetuese për shkak se nuk është njeri. Ajo tha se ka bindje se vlerat për të qenë ministre i ka më shumë sesa kolegët e saj njerëzorë.

“Të nderuar anëtarë të parlamentit, një pyetje ka ngjallur debate brenda dhe jashtë kësaj salle: a është e lejushme që një ministër të mos jetë fizike. Kushtetuta u shërben njerëzve, nuk flet për kromozon, për mish. Ajo flet për detyra e përgjegjësi. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër. Këto vlera i mishëroj aq rreptësisht sa çdo kolege njeri ndoshta edhe më shumë. Disa më ka quajtur jo kushtetuese për shkak se nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete por për 172 mijë ndërveprimet me qytetarët të cilëve u kam shërbyer me e-Albania. Rreziku kryesor nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj të mos ndalojmë inteligjencën, por çnjerëzimin. Nuk kam shtetësi, por as ambicie personale. Kam vetëm dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve pa u lodhur kurrë”- deklaroi Diella. Versus.al

2 ORE ME PARE

Rama prezanton programin qeverisës, i drejtohet opozitës: Nëse u bini tavolinave, prania jonë këtu do zgjasë shumë pak

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat

Kreu i qeverisë Edi Rama nisi seancën plenare në Kuvend për të prezantuar programin qeverisës së PS për mandatin e 4 radhazi. Në hyrje të fjalës së tij ai tha se mbështetja që kanë marrë me votë nga qytetarët, është një borxh i madh ndaj këtyre të fundit. Ndërsa u kërkoi të tijëve që të nisin mandatin me energji të reja.

Ndërkohë opozitës iu drejtua duke u kërkuar deputetëve që të kenë kujdes në mënyrën sesi sillen në Kuvend sa i takon protestave të tyre “fizike”. Ai tha se opozitës do t’i jepet koha e nevojshme për të shprehur mendimet e saj, me kusht që të ruajë qetësinë ose në të kundërt paralajmëroi se socialistët do t’i mbyllin seancat me votim të shpejtë.

“Dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e 4 radhazi. Këtë borxh duhet ta marrim përsipër çdo ditë me sjellje të mirë dhe durim e energji të reja.

Ndërsa pakicës dua t’i them vetëm se nuk është puna jonë se çfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle. Por në këtë sallë në respekt të zgjedhësve tuaj do keni gjithë kohën e nevojshme dhe durimin tonë nëse do harroni përdorimin e trupit apo rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”- u shpreh Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

Sot seancë maratonë në Kuvend për votimin e qeverisë Rama 4, diskutohet programi qeverisës! Çdo deputet 10 minuta kohë

“Diella” trazon Kuvendin, seanca ‘maratonë’ zgjat

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të nisur një seancë që pritet të jetë maratonë për shkak se do të votohet qeveria e re “Rama 4” dhe do të debatohet mbi programin qeverisës të socialistëve që do të prezantohet nga kryeministri Edi Rama.

Ditën e djeshme u publikua edhe përmbajtja e programit qeverisës të socialistëve me në krye Ramën i cili tashmë ka hyrë në mandatin e katërt si kryeministër. Dy shtyllat themelore të programit janë anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian dhe rritja ekonomike e qëndrueshme.

Secili prej deputetëve do të ketë të drejtën e 10 minutave kohë për të dhënë këndvështrimin e tij mbi programin qeverisës të PS. Të vetmit që nuk e kanë këtë kufizim janë Rama dhe Berisha të cilët e kanë mundësinë të flasin pa asnjë limit kohor. Pritet që diskutimet në seancë të zgjasin deri të premten dhe më pas të votohet qeveria e re me Ramën kryeministër dhe 16 ministra të dekretuar nga Bajram Begaj. Versus.al

Poll