Live Updates /

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë Xhaminë e Namazgjasë: Sjelltë dobi për të gjithë myslimanët e Ballkanit

Pritjes i erdhi fundi! Tashmë besimtarët muslimanë do të kenë një vend të ri ku mund të falen. Në praninë e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është inauguruar Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan.*Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo xhami është trashëgimi e popullit.*Nga ana tjetër, presidenti turk gjatë fjalës së tij u shpreh falënderues duke thënë se kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët. *Me inaugurimin e xhamisë, është mbyllur edhe vizita e Erodgan në Tiranë. Ai u takua fillimisht me homologun e tij, presidentin Begaj dhe më pas patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Erdogan nuk nguroi të përcillte mesazhe edhe për luftën në Gaza duke thënë se duhet të jenë të gjithë bashkë “Kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit”. *Xhamia e Namazgjasë do t’u shërbejë 10 mijë besimtarëve. Në krye të saj do të jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Pritjes i erdhi fundi! Tashmë besimtarët muslimanë do të kenë një vend të ri ku mund të falen. Në praninë e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është inauguruar Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan.*Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo xhami është trashëgimi e popullit.*Nga ana tjetër, presidenti turk gjatë fjalës së tij u shpreh falënderues duke thënë se kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët. *Me inaugurimin e xhamisë, është mbyllur edhe vizita e Erodgan në Tiranë. Ai u takua fillimisht me homologun e tij, presidentin Begaj dhe më pas patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Erdogan nuk nguroi të përcillte mesazhe edhe për luftën në Gaza duke thënë se duhet të jenë të gjithë bashkë “Kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit”. *Xhamia e Namazgjasë do t’u shërbejë 10 mijë besimtarëve. Në krye të saj do të jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

6 Postime
8 MUAJ ME PARE

Inagurimi i Namazgjasë, pse nuk mori pjesë askush nga KMSH? Nënkryetari Bica: Morëm vendim të mos shkonim

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica në “Breaking” në Top Neës shpjegoi arsyet përse nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Ai u shpreh se morën ftesë, por Kryesia e KMSH-së vendosi që të përfaqësohej vetëm nga myftiu i Tiranës.

Nënkryetari i KMSH, Taulant Bica:

Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë.

Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.

Por nuk ishte ky rasti për rëndësinë, po ndërhyn politika në çështje fetare?

Bica: Politika nuk hyn në çështje fetare, ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë …

Përse e morët këtë vendim që të përfaqësoheni vetëm me myftiun?

Bica: Ky është një vendim që i takon Kryesisë, ftesa iu drejtua KMSH dhe kryesia gjykon që të përfaqësohet me myftiun, nuk ka nevojë për gjykime të mëtejshme. E rëndësishme është që kjo xhami të hapej dhe t’i fitohej besimtarëve një moment e më parë për t’i dhënë një zgjidhje situatës dhe për të treguar që KMSH ka qenë i hapur që kjo xhami t’i jepej sa më parë shqiptarëve, gjykohet në të mirë të të gjitha palëve nuk kemi pse të bëhemi pengesë mjafton që puna të ecë përpara.

 

8 MUAJ ME PARE

Bilal Teqja do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

“Gjenocid në Gaza”/ Erdogan sulmon Netanjahun nga Tirana: Kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë

Nga Xhamia e Namazgjasë, presidenti turk, Erdogan ka sulmuar ashpër lideri izraelit Netanjahu, për atë që ai e quajti terrorizëm shtetëror të Izraelit ndaj popullsisë palestineze në Gaza.

Sipas Erdogan, Netanjahu e ka treguar qarte se nuk e dëshiron paqen në Gaza.

“Të dashur vëllezër e motra ka kaluar një vit nga gjenocidi që ka startuar nga Izraeli në Gaza në tokat palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë nga sulmet e Izraelit e kanë rënë shehid. Janë bombarduar xhami, shkolla e tregje. Izraeli vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve dhe grave. Izraeli tashmë e ka drejtuar ofensivën e tij drejt Libanit.

Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes njerëzore për të gjithë ata që kanë ndjenja të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Netanjahu në Palestinë. Netanjahu e tregoi qartë se nuk e do paqen.  I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar se ne duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët”, tha Erdogan.

Në lidhje me xhaminë e re të Namazgjasë, presidenti turk u shpreh se objektet e kultit jo vetëm duhet të ndërtohen, por edhe të ruhen nga qarqe që kanë qëllime okulte dhe personale, duke referuar në këtë mënyrë organizatës FETO që Turqia e ka shpallur terroriste.

“Feja jonë e madhe na detyron që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’i mbrojmë ato. Njësoj sikur sot që po ndërtojmë xhaminë, duhet të përpiqemi që këto vlera ti mbajmë gjallë mes nesh. Ne nuk duhet të shkëputemi nga feja islame, nga feja e paqe dhe nuk duhet t’ua lemë fushën bosh qarqeve që punojnë për interesa personale.

Pra kjo është detyra e çdo myslimani që ka vetëdije dhe ndërgjegje. Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve myslimanë me ndërgjegjie të pastër. Turqia do të vazhdojë t’iu qëndrojë pranë atyre që kanë nevojë. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh Erdogan.

8 MUAJ ME PARE

Erdogan dhe Rama përurojnë Xhaminë e Namazgjasë: Simbol i vëllazërisë!

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë

Nga sot besimtarët muslimanë do të kenë një vend të ri ku mund të falen. Në praninë e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është inauguruar Xhamia e Namazgjasë.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt rreth orës 16:45, ku të pranishëm ishin qindra besimtarë.

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo është më e madhja në Ballkan.

Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i çmuar, të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Të nderuar të ftuar dhe ju miq, më lejoni t’iu falënderoj miqësisht.

Jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur së bashku me ju. Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut, që xhamia e Namazgjasë, e cila është më e madhja në Ballkan, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen veçanërisht për mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë gjithë këtij procesi ndërtimi. Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre kaq madhështore.

Më e madhja në Ballkan, e cila do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët e thella, duke kaluar edhe 6 shekuj. Xhaminë e Madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që transmeton vlerat nga tradita tek e ardhmja e deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit. Arkitektura osmane që dominon në Ballkan.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin. Xhamia nuk është vetëm si një objekt kulti, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, duke i shërbyer myslimanëve. Xhamia ka salla konferencash, bibliotekë.

Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgimin e pasur të Shqipërisë me muzeun që ndodhet brenda xhamisë. Dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë dhe vëllazërisë mes nesh”, u shpreh Erdogan.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo xhami është trashëgimi e popullit.

“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar klerikë dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli, ka qenë i shumëpritur nga komuniteti mysliman, i vonuar për shumë arsye. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është tashmë trashëgimia e një populli të tërë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namaszgjasë të kthyer në një shesh pazari”, tha ndër të tjera Rama.

Nga ana tjetër, presidenti turk gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, u shpreh falënderues duke thënë se kjo xhami të sjellë dobi për të gjithë besimtarët.

“I nderuar kryeministër Edi Rama, miku im i çmuar, motra dhe vëllezër shqiptarë të ftuar dhe miq, ju falënderoj përzemërsisht. Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu me ju. Gjithsecilin nga ju e falënderoj për këtë emocion që më dhuruat. Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë…Shpreh falënderimet më të thella për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të gjithë mbështetjen dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore”, tha ai.

Erdogan vuri theksin te rëndësia e fesë, teksa në fjalimin e tij nuk nguroi të përcillte edhe mesazhe politike.

“Xhamitë nuk janë vendet ku thirren ezani e për tu adhuruar, janë për të thirrur mbarë njerëzimin në mirësi dhe urdhërimin e Allahun dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që në një farë mënyrë na imponon detyrën, që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë, por t’i dalim zot e t’i mbrojmë. Nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale”, u shpreh Erdogan.

Ai shtoi se kjo xhami do të jetë symbol i marrëdhënieve të mira mes 2 vendeve.

“Kjo xhami do të jetë simbol i vllazërisë, miqësisë dhe solidaritetit mes nesh”, përfundoi presidenti.

Xhamia e Madhe e Tiranës, do menaxhohet nga Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë dhe imam do jetë Gazmend Teqja. Në të do të falen deri në 10 mijë besimtarë./Versus.al

8 MUAJ ME PARE

‘Të gjithë ikin, po shtëpitë e besimit mbeten aty’, Rama falenderon Erdogan për xhaminë e Namazgjasë: Ejvallah

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë
Presidenti turk Taip Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me presidentin turk Taip Erdogan ku i është drejtuar me falenderime në gjuhën turke për ndihmën në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, firmosjen e disa marrëveshjeve mes 2 shteteve si dhe dhurimin e disa dronëve kamikazë.  

President përsa i përket kësaj godine, falenderime dhe shprehjet më të sinqerta të mirënjohjeve dhe për vizitën në Tiranë së bashku me ekipin: Ejvallah

Mundëm të vlerësojmë të marrëveshjeve të bëra, siç dëgjuat dhe nga ai vetë të arrijmë në vlerën e 2 miliardë dollarëve të vëllimit tregtar dhe pastaj të vijojmë me çështje të tjera, si turizmi duke nisur nga numri i vizitorëve turq është rritur me 85 për qind dhe patjetër duke parë interesimin në rritje të vendit mik ne jemi besimplotë që numri i vizitorëve nga Turqia do të jetë më mbresëlënës. Ramë plotësisht dakord për investime të drejtpërdrejta në sektorin e turizmit dhe ku e dimë të gjithë që Tuurqia ka bërë një ndryshim marramendës dhe është kthyer në një vend që mirëpret miliona turistë, por ka dhe një kapacitet të dijes në nivel të ekselencës që ne do e kishim shumë të vyer. Më e shumëpritura nga ana jonë ishte firmosja e marrëveshjes së Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë. Është shumë e rëndësishme në disa aspekte, dhe patjetër do të sjellë një hapësirë të re të universiteve të kuotuar nga më të mirët në botë. Është hera e parë në praktikën e republikës së Turqisë që bën një gjë të tillë dhe vjen si një vlerësim në marrëdhënien vëllazërore”.

Gjithashtu Rama ka theksuar se emri i Erdogan do mbetet përgjithmonë në vendin tonë, pas ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe kur gjithë të tjerët do të ikin.

“Në lidhje me projektin mbaj mend që kur u zgjodha me prezantuat projektin dhe unë pata disa vërejtje, por ju më thatë bëjeni si të doni, bashkë do e inaugurojmë. Është e vërtetë, të gjithë ikin, por shtëpitë e besimit mbesin aty.”

Kryeministri Rama gjithashtu ka folur dhe mbi diferencat në qëndrimet me presidentin turk, Erdogan në lidhje me luftën në Gaza:

Nga ana tjetër ne jemi shumë të interesuar dhe përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re të fuqizimit të fuqisë ushtarake, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur në niel të lartë për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ne kemi kërkuar konkretisht investime në këtë fushë. E thashë në hapje që unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentit sot ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë butë, për ti dhënë ushtrisë një numër dronesh kamikaze. Besoj që është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë që Shqipëria është e pagoditshme. Sigurisht që Ukraina është një temë qendrore e çdo bisede që unë kam pasur me presidentin e Turqisë, dhe sot përveç konfliktit në Ukrainë që po godet një popull që është në të drejtën e vet për të jetuar i lirë dhe ajo që ndodh përditë në Gaza është një tragjedi në përmasa kolosale.

Ne ndajmë shpesh vlerësime të njëjta dhe lidhur me të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij, por në një pikë kemi një kundërshtim duke qenë tërësisht të vendosur kundër terrorizmit. Për ne terrori në çdo formë apo pamje që shfaqet është i patolerueshëm, ne kemi votuar për një armëpushim në Këshillin e Sigurisë, por për ne Hamasi dhe çdo organizatë tjetër nuk ka vend për tu imponuar mbi dy shtete si Palestina dhe Izraeli. Pas kësaj vizite dhe këtij momenti kaq të rëndësishëm, që i shtohet dhe hapja e xhamisë së Namagjasë, Presidenti turk do të niset për Beograd. Dua t’ju kujtoj qëkur Erdogan ishte kryeministër, Turqia e ka njohur e para pavarësinë e Kosovës. Një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët se Turqia dhe presidenti i saj, Kosova nuk e gjen askund dhe ne ndajmë shqteësimin që situata mes dy shteteve duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë”./ Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“Luftë organizatës terroriste FETO, Namazgjaja dhuratë për besimtarët”, Erdogan: Do ta çojmë vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë

“Në emrin e Allahut”/ Erdogan dhe Rama përurojnë

Presidenti i Turqisë, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama zbardhi detaje nga takimi kokë më kokë dhe me dyer të mbyllura.

Presidenti turk tha se kanë dikustuar për luftën kundër organizatave terroriste, veçanërisht organizatës FETO.

Gjitashtu në fund të fjalës së tij, President turk u shpreh se xhamia e Namazgjasë është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri.

“Ju përshëndes në emër të kombit tim. I nderuar që jam në vendim mik dhe vëllazëror Shqipërinë, në rastin e takimit tonë. Vitin e kaluar festuam 100 vjet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miq me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, shtrihen përtej një shekulli.

I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do rrisin mirëqenien e popujve, vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 mld dollarë në fazën e parë. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. Ne do të ofrojmë mbështetjen për të përmirësuar nevojat e FA, për partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë të NATO-s në fushën e trajnimeve ushtarake dhe pajisjeve ushtarake.

Ne ndjekim përpjekjet për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon. Mizoritë izraelite në territoret palestineze ishin ndër pikat prioritare të agjendës sonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionin e Netanyahut. Gjenocidi në Gazë është turpi ynë i përbashkët, i të gjithë njerëzimit. Ne si ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin, shpresoj që Shqipëri të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim

Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë.' u shpreh Erdogan./ Versus.al