Live Updates /

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali Berishën si kryetar të PD

*Me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit, sot i dha fund betejës më shumë se 2 vjeçare mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për drejtimin e PD, duke e konfirmuar Berishën si kryetar të Partisë Demokratike zyrtare. *Apeli la në fuqi vendimin e Agron Zhukrit të marrë në mars të 2022-it ku njiheshin ndryshimet në statutin e PD-së të miratuar në Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor 2021. *Palët në nisje të seancës gjyqësore parashtruan pretendimet e tyre me Rithemelimin që kërkoi që Alibeaj të mos njihej si palë në proces dhe përfaqësuesit e Bashës që kërkuan rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. *Deputeti Flamur Noka pasi doli nga seanca gjyqësore nuk foli për bashkim me Bashën por u bëri thirrje të gjithë atyre që shihnin Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për situatën e keqe të vendit, që të bashkoheshin me PD0-në. Gjithashtu u kërkoi demokratëve të larguar si pasojë e përplasjeve 2 vjeçare që të ktheheshin në selinë e PD. Meta uroi gjithë demokratët duke shtuar se vula e PD-së është vetë Sali Berisha. Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi ti japë vulën e PD-së. Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Berisha shkruan se kjo e sotmja është një fitore e demokracisë.* Belind Këlliçi i pyetur nga Versus se si do të vijojë aksioni i PD-së është shprehur se është shumë i zënë në takime me demokratët dhe protestat kundër Ramës dhe Veliajt.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit, sot i dha fund betejës më shumë se 2 vjeçare mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për drejtimin e PD, duke e konfirmuar Berishën si kryetar të Partisë Demokratike zyrtare. *Apeli la në fuqi vendimin e Agron Zhukrit të marrë në mars të 2022-it ku njiheshin ndryshimet në statutin e PD-së të miratuar në Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor 2021. *Palët në nisje të seancës gjyqësore parashtruan pretendimet e tyre me Rithemelimin që kërkoi që Alibeaj të mos njihej si palë në proces dhe përfaqësuesit e Bashës që kërkuan rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. *Deputeti Flamur Noka pasi doli nga seanca gjyqësore nuk foli për bashkim me Bashën por u bëri thirrje të gjithë atyre që shihnin Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për situatën e keqe të vendit, që të bashkoheshin me PD0-në. Gjithashtu u kërkoi demokratëve të larguar si pasojë e përplasjeve 2 vjeçare që të ktheheshin në selinë e PD. Meta uroi gjithë demokratët duke shtuar se vula e PD-së është vetë Sali Berisha. Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi ti japë vulën e PD-së. Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Berisha shkruan se kjo e sotmja është një fitore e demokracisë.* Belind Këlliçi i pyetur nga Versus se si do të vijojë aksioni i PD-së është shprehur se është shumë i zënë në takime me demokratët dhe protestat kundër Ramës dhe Veliajt.

7 Postime
9 MUAJ ME PARE

Kanë dhe vulën dhe logon e PD-së, po tani? Belind Këlliçi flet për Versus

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali

Më pak se një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, i ashtuquajturi, grupi i Rithemelimit, pas vendimit të formës së prerë së Gjykatës së Apelit ka të drejtën e përdorimit të logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Pas dhënies së vendimit deputetët dhe drejtuesit të partisë janë mbledhur për të diskutuar rreth hapave të mëtejeshme që do të ndërmerren.

Në lidhje me aksionin e mëpasshëm opozitar ka folur për Versus, Belind Këlliçi një nga eksponentët kryesor të PD-së, së fundmi në ballë të protestave që u ndezën pas skandalit '5D'.

Këlliçi është shprehur se është shumë i zënë në takime me demokratët dhe protestat kundër Ramës dhe Veliajt.

'Nuk kam kohë! Dhe momentalisht jemi në takime me demokratët. Fokusi ynë është 100% tek denoncimi i skandaleve te hajdutit Erion Veliaj dhe ato të Edi Ramës. Kaq e thjeshtë! u shpreh Këlliçi.

Ndonëse Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka ftoi çdo demokrat t'i bashkohet PD-së duke shmangur përmëndjen e Lulzim Bashës duket se brenda radhëve të mbështetësve të Berishës ende nuk është vijëzuar qëndrimi që do të mbahet ndaj ish-kryetarit.

Dhe vetë zoti Këlliçi kur u pyet nga Versus për këtë temë nuk u shpreh duke thënë se është përqëndruar tek takimet dhe angazhimet e tij politike kundër ish-rivalit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt.

9 MUAJ ME PARE

Gjykata e Apelit i dha vulën, reagon Sali Berisha: Fitore e demokracisë! O sot o kurrë, bashkohuni!

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vendosi ti japë vulën e PD-së. 

Në një postim në Facebook, Berisha ka dhënë nëj mesazh për të gjithë demokratët.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, Berisha shkruan se kjo e sotmja është një fitore e demokracisë.

Reagimi i Berishës:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!

Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.

Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!

Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!

Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.

Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.

Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!

 O sot o kurrë!

 

9 MUAJ ME PARE

Vendimi i Apelit për vulën, Meta: Urimet më të mira për demokratët! Berisha është vetë vula e PD-së!

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali

Gjatë konferencës për shtyp kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli dhe për vendimin e Gjykatës së Apelit i cili la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i kalonte vulën e PD-së Sali Berishës. 

Meta uroi gjithë demokratët duke shtuar se vula e PD-së është vetë Sali Berisha.

''Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së.’'- u shpreh Meta.

9 MUAJ ME PARE

PD i mbetet Bashës apo Berishës? Gjyqtarët e Apelit tërhiqen për vendimin përfundimtar

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit janë tërhequr sot në dhomë këshillimi për të marrë vendimin mbi çështjen e vulës së PD që do t’i japë fund “sagës” dy vjeçare të luftës brenda partisë Demokratike për drejtimin e saj, nëse i takon Sali Berishës apo Lulzim Bashës.

Lajmi në përditësim…

9 MUAJ ME PARE

Vula e PD, Rithemelimi kërkon që Alibeaj të mos jetë palë në proces! Gjyqtarët tërhiqen për vendim

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali
Përfaqësues të Rithemelimit dhe PD zyrtare brenda sallës së gjyqit

Në gjykatën e Apelit të Tiranës ka nisur seanca gjyqësore që pritet të vendosë “fatin” e drejtimit të Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese e Apelit për çështjen e vulës së PD, është tërhequr për të marrë vendim mbi kërkesën e bërë nga Rithemelimi për përjashtimin e Enkelejd Alibeajt dhe të mos pranohet kërkesa e tij e bërë në mars të 2022-it kundër vendimit të Agron Zhukrit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ivi Kaso tha se Alibeaj nuk kishte të drejtë të jetë palë e çështjes pasi ka firmosur një vendim me autorizim të Bashës i cili sipas tij ishte shkarkuar fillimisht dhe më pas kishte dhënë dorëheqjen.

“Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë”- u shpreh Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së së Bashës, Rezart Kthupi u shpreh se Basha juridikisht ka qenë në vijimësi të ushtrimit të postit si kryetar i PD-së.

“Nëse do lexoni vendimin e Gjykatës së Lartë ajo shprehet: Duke konstatuar se Apeli ka konstatuar se kemi vetëm një palë, referuar subjektit politik PD që është e regjistruar në regjistrin e partive politike, në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj. Ajo që ndodh është që nesë Basha pra nuk është shkarkuar, ai autorizon dikë, dorëheqja është akt politik dhe publik por kjo nuk e ndalon ta ushtrojë juridikisht atë në këtë rast"- u shpreh Kthupi.

Prej më shumë se dy vitesh, çështja se kujt i përket drejtimi i Partisë Demokratke është zvarritur nëpër gjykata. Të dyja palët, Rithemelimi nga njëra anë me shumicën e deputetëve dhe Basha nga ana tjetër, pretendojnë se janë legjitimë në drejtimin e PD-së. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

"Lufta" për vulën e PD, Apeli vendos sot për fatin e Partisë Demokratike

Përfundon "saga" 2 vjeçare, Apeli konfirmon Sali
Berisha dhe Basha

Sot në gjykatën e Apelit të Tiranës rinis sërish gjykimi për çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në një “betejë” më shumë se 2 vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Relatore për çështjen është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezatin dhe Elona Toron të cilat do të rishqyrtojnë çështjen e rikthyer në Apel pas vendimit që gjykata e Lartë mori më 27 dhjetor 2023 për ta rikthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve proceduriale.

Sakaq, gjykata e Apelit do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për ta lënë vulën e PD në duart e Sali Berishës apo do ta zhbëjë atë.

Që pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nisi përpjekja e ish-kryeministrit për t’u kthyer në krye të saj. Me statutin e mbajtur në 11 dhjetor ai dhe pala e Rithemelimit pretendojnë se partia kryesohet prej tij dhe se Lulzim Basha e mbështetësit e tij nuk kanë më asnjë tagër të marrin vendime. Ndërsa të kundërtën pretendon Basha i cili nuk njohu Kuvendin e Berishës dhe pasi u dorëhoq para publikut, u rikthye për të marrë sërish drejtimin e PD duke fituar në një palë zgjedhje “formale” kundër Gjergji Hanit, ish- i dënuar politik. Versus.al

Poll