Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dy persona u plagosën mëngjesin e sotëm në hyrje të një lokali të fshatit Vrakë në Malësi të Madhe. *Autori Lul Rakaj me të kryer krimin mori pistoletën dhe u arratis nga vendngjarja, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa tjetri ka marrë një plagë në këmbë. *Dy ekipe të forcave speciale “RENEA” zbarkuan në Malësinë e Madhe për kapjen e autorit, gjë e cila u bë e mundur pas 3 orësh. *Deri më tani, dyshohet se shkak për konfliktin që përfundoi me plagosjen e Besmir Cofit dhe Avenir Hasanajt, është bërë prishja e pazareve të drogës. *Mësohet se Rakaj është person me precedentë të mëparshëm penalë pasi 13 vite më parë vrau Kolë Mushkun për hakmarrje pasi i kishte vrarë të atin. *Dalin pamjet e arrestimit të Lul Rakaj dhe shoqërimit të tij në polici
Video / Si ju vunë prangat pas 3 orësh Lul Rakajt, arrati me gruan në makinë si "Bonnie and Clyde"
Nisi në fushë e mbaroi në mal arratia e Lul Rakës. Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit, ku i riu vihet në pranga nga forcat special të RENEA-s dhe operacioni shihet të drejtohet nga kryepolici i Shkodrës Edmond Sulaj. Në momentin e arrestimit në makinë mësohet se ka qenë dhe një femër.
Pas 3 orësh arrati u ul Rakajt, pasi qëlloi me armë mbi Besmir Cofin dhe Avenir Hasanajn në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku shtetasi Lul Raka, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit Besmir Cofi, dhe Avenir Hasanaj, të cilët mbetën të plagosur. Më pas shtetasi Lul Rakaj, u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit.
"Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit. " - thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.
Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.
Shtetasi Lul Raka, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën Rakaj dyshohet se e ka fshehur kur ka parë Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
VIDEO / Pas 4 orëve arrati, RENEA arreston autorin e plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe! Zbardhet shkaku i ngjarjes
Shkodër- Rreth 4 orë ka zgjatur arratia e Lul Rakajt në Malësi të Madhe pasi plagosi me armë zjarri Besmir Cofin dhe Avenir Hasanajn para hyrjes së një lokali.
Arrestimi i autorit është bërë i mundur nga forcat speciale RENEA të cilat u nisën në dy ekipe për në Malësi të Madhe pas lajmit se autori ishte arratisur nga vendngjarja duke marrë me vete edhe armën e zjarrit tip “pistoletë”.
Dyshohet se shkak për degradimin e konfliktit deri në përdorimin e armës, ka qenë prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme në spitalin rajonal të Shkodrës.
Mësohet se Rakaj është person me precedentë të mëparshëm penalë pasi 13 vite më parë vrau Kolë Mushkun për hakmarrje pasi i kishte vrarë të atin. Versus.al
Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, 2 ekipe RENEA në kërkim të autorit! Mori me vete pistoletën

Shkodër- Dy ekipe të forcave speciale RENEA janë nisur për në Malësi të Madhe ku ndodhi plagosja e dyfishtë e Besmir Qofit dhe Avenir Hasanajt.
Ngjarja ndodhi në hyrje të një lokali. Autori Lul Rakaj u largua nga vendngjarja dhe mori me vete edhe armën e zjarrit tip pistoletë.
Ndërkohë, po vijojnë kontrollet në ambientet ku dyshohet se është i fshehur autori i plagosjes pas një konflikti në Vrakë të Malësisë së Madhe. Gjendja e të plagosurve raportohet të jetë e qëndueshme. Versus.al
Të shtëna me armë zjarri në Malësi të Madhe, plagosen 2 persona! Në kërkim autori (EMRI)
Shkodër- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Të plagosurit, Besmir Cofi dhe Avenir Hasanaj u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit Lul Rakaj i cili u largua nga vendngjarja me të kryer krimin.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanat e konfliktit që çoi në plagosjen e dy personave. Së fundmi, konflikte banale mes personave të ndryshëm kanë degraduar në përdorimin e armës duke shënuar edhe të vdekur. Versus.al







