Live Updates /

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në rrahjen masive dhe 2 të shumëkërkuar që ishin në koncert

*Sipas policisë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Palasë mëngjesin e datës 25.08.2024 është biznesmeni Artur Koçeku, ose i njohur ndryshe si Luçiano Koçeku. *Koçeku, një personazh plot dritë hije, vitet e fundit jeton mes Dubait dhe Tiranës *Për rrahjen brutale në Palasë dhe ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 Xhoni Spaho është shpallur në kërkim mga policia *Janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë lidhur me sherrin e dhunshëm në Palasë: Fatmir Bejo, banues në Durrës dhe Klajdi Cerri, banues në Tiranë. *Një vit më parë dy vëllezërit Alban dhe Fatmir Bejo në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng ndërtuesin Gjergji Fela, duke e kanosur e dhunuar atë me pretendimin se u kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro. *Më heret, në shkurt të vitit të kaluar Fatmir Bejo u shpall në kërkim për plagosjen e Mirel Ishka, 32 vjeç.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sipas policisë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Palasë mëngjesin e datës 25.08.2024 është biznesmeni Artur Koçeku, ose i njohur ndryshe si Luçiano Koçeku. *Koçeku, një personazh plot dritë hije, vitet e fundit jeton mes Dubait dhe Tiranës *Për rrahjen brutale në Palasë dhe ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 Xhoni Spaho është shpallur në kërkim mga policia *Janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë lidhur me sherrin e dhunshëm në Palasë: Fatmir Bejo, banues në Durrës dhe Klajdi Cerri, banues në Tiranë. *Një vit më parë dy vëllezërit Alban dhe Fatmir Bejo në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng ndërtuesin Gjergji Fela, duke e kanosur e dhunuar atë me pretendimin se u kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro. *Më heret, në shkurt të vitit të kaluar Fatmir Bejo u shpall në kërkim për plagosjen e Mirel Ishka, 32 vjeç.

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

I kërkuari për krime harbohej i lirë në Palasë. Kush është Fatmir Bejo, 'protagonisti' i përleshjes me 2 të plagosur

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në

I kërkuari nga drejtësia për pengmarrje e plagosje feston “në paqe” në Palasë nën “hundën” e Policisë së Shtetit, e cila ka dhe një postë në Dhërmi. Guximi i krisur i përket Fatmir Bejës, 30 vjeçar, i cili rezulton të jetë mes personave në hetim për sherrin e ndodhur dy ditë më parë në Palasë. Përveç Bejës në kërkim është shpallur dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë për sherrin e ndodhur në orët e para të datës 25 gusht, rreth orës 02.20 të mëngjesit, policisë dhe prokurorisë lokale të Vlorës, ju deshën gati dy ditë të mësonin se ka patur dhe një tjetër të plagosur në këtë ngjarje. I plagosuri quhet Fatbardh Aliaj, 42 vjeç banes në Tiranë. Ky i fundit si dhe biznesmeni me origjinë nga Bulqiza, Luçiano Koçeku, mësohet zyrtarisht se janë viktima të dhunës kolektive që shpërtheu në lokalin “Sin”, pasi palët u lagën me shampanjë.

Ndërkohë më herët në kërkim për po të njëjtën ngjarje janë shpallur dhe Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Por kush është Fatmir Bejo

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në
Alban dhe Fatmir Bejo

Një vit më parë, Alban dhe Fatmir Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47-vjeçarin Gjergji Fela, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.

"Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kemi thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng", u shpreh gjatë masës së sigurisë, në prill të vitit të kaluar Bejo.

Më heret, në shkurt të vitit të kaluar Fatmir Bajo u shpall në kërkim për plagosjen e Mirel Ishka, 32 vjeç. Ai u plagos me thikë mesditën e 12 shkurtit të kaluar në Tiranë në loka ‘DeCapo’ në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe për ketë ngjarje mësohet se ishte shpallur në kërkim Fatmir Bejo./ Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

Emrat/ Sherri në Palasë, policia shpall në kërkim dhe dy persona të tjerë, shkon në dy numri i të plagosurve

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë lidhur me sherrin e dhunshëm të ndodhur dy ditë më parë në Palasë rreth orës 02.:20 të mëngjesit.

Mësohet se në kërkim është shpallur shtetasi Fatmir Bejo, 30 vjeç banues në Durrës dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç banues në Tiranë.

Sipas informacioneve nga policia, nga konflikti me grushte e shkelma mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Kujtojmë se më herët policia raportoi se i lënduar mbeti shtetasi me iniciale L. K.,  42 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën fillimisht shtetasit me iniciale Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./ Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

Anët e panjohura / Sherri në Palasë, si u shembën në dru biznesmeni bulqizak me ish-kandidatin për deputet

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në

Mëkato, ha, pi, kërce… Moton e lokalit ku kishin shkuar për festë me siguri i kishin lënë tek dera e tij protagonistët e sherrit të mbrëmjes së 24 gushtit në Palasë…

Personi, i cili nga përleshja masive është goditur me sende të forta dhe rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku.

Kjo ngjarje gjen të përfshirë në skenat e saj mjaft të rënda dy personazhe pothuajse publike. Një ish-kandidat për deputet, I cili aktualisht është shpallur në kërkim si Xhoni Spaho dhe një biznesmen (me jo pak dritë-hije) si Luçiano apo siç njihet ndryshe Tur Koçeku. Ky i fundit vitet e fundit jeton mes Dubait dhe Tiranës dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e club-it “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por lagia me shampanjë ka përmbysur festën dhe nga “mëkato, ha, pi, kërce” mbrëmja është kthyer në “grushto, shkelmo, masakro, gjymto”.

Të pranishmit e dy tavolinave janë përfshirë në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë dhe aktualisht mësohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të goditjeve të marra në kokë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun.

Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

I lindur në Bulqizë, Turi Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jo dhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kËh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompani nën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Pse më lag me shampanjë”, rrahje brutale në Palasë, një person bie pa ndjenja! Kamerieri i sjell ujë me grushte! 2 në kërkim

Sherri në Palasë/ 2 në spital, 4 në kërkim. Në
Momenti kur disa persona përplasen fizikisht

Vlorë- Një konflikt i ashpër fizik ka ndodhur mes disa personave mbrëmjen e së shtunës në Palasë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, në një lokal nate, disa persona kanë sulmuar me grushte një tjetër i cili bie pa ndjenja në tokë ndërsa më pas kanë goditur shokun e tij.

Zanafilla e konfliktit raportohet të jetë bërë një moment kur njëri prej të përfshirëve në konflikt ka derdhur një shishe shampanjë duke lagur disa persona. 

Ngjarja duket si një “tragjikomedi” pasi në momentin kur personi i parë i dhunuar bie pa ndjenja, kamarieri i lokalit shpejton për t’i hedhur ujin që e kishte mbledhur me duar dhe jo në gotë apo shishe.

Për sherrin që ndodhi teksa zona gjendet në mbyllje të sezonit turistik, policia ka shpallur në kërkim 28 vjeçarin Xhoni Spaho, banues në Tiranë i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta 42 vjeçarin L.K.

Gjithashtu, në konflikt rezulton të jetë përfshirë edhe 49 vjeçari Genti Baleci i cili dyshohet se ka qenë mes personave që dhunuan njërin prej burrave që humbi ndjenjat gjatë sherrit. Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po kryen veprimet për zbardhjen e emrave të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt. Versus.al

Poll