Live Updates /

“Shpërblim direkt për forcat e Mbrojtjes që shuajnë flakët”, Rama: Në fund të vitit marrim 3 avionë për luftën ndaj zjarreve

*Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në fund të këtij viti, Shqipëria do të marrë 3 avionë për shuarjen e zjarreve. Ndërsa foli për situatën e krijuar në shtete të tjera të BE, Rama tha se Shqipëria është e gatshme t’u shkojë në ndihmë edhe Spanjës e Francës që po përballen me zjarre tejet të rrezikshme. *Ndërsa sa u takon forcave të Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen në luftën kundër flakëve, Rama tha se ka propozuar që të shpërblehen menjëherë me pagë shtesë dhe jo kur të mbarojë rreziku.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

Lufta me zjarret gjatë verës, Rama: Në fund të vitit marrim 3 avionë për shuarjen e flakëve

“Shpërblim direkt për forcat e Mbrojtjes që shuajnë

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka mbyllur procedurat për të marrë në dorëzim 3 avionë për shuarjen e zjarreve të cilët do të vijnë në fund të vitit.

“Ndërkohë që kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijnë në fund të vitit, por në ndërkohë kemi një proces të dakordësuar që në momentin e një nevoje të veçantë, kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe do jenë gati avionët e rinj që do të merren në fund të këtij viti pasi gjithçka ka përfunduar si procedurëë”- tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

Zjarret masive në Francë e Spanjë, Rama: Jemi gati t'i ndihmojmë siç kemi bërë çdo vit

“Shpërblim direkt për forcat e Mbrojtjes që shuajnë

Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin ndaj forcave zjarrfikëse të Spanjës dhe Francës që po përballen me zjarret masive si pasojë e temperaturave të larta.

Rama shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë për Spanjën e Francën për shuarjen e zjarreve.

“Dua që edhe me lejen tuaj nga kjo sallë t’ju përcjell një shprehje solidariteti të gjithë kolegëve tuaj në Francë e Spanjë. Ne e kemi bërë edhe në të shkuarën falë jush dhe jemi gati ta bëjmë përsëri nëse na kërkohet, të japim ndihmën tonë modeste dhe të përgjigjemi në rast se na kërkohet siç jemi përgjigjur edhe vjet edhe parvjet edhe më parë kur fqinjët tanë kanë qenë në hall të madh. Dhe siç na janë përgjigjur miqtë evropianë kur ne kemi qenë në hall. Zjarri nuk njeh kufij, por edhe solidariteti i njerëzve që luftojnë kundër zjarrit nuk njeh kufij”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll