Live Updates /

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën pas bashkëshortit dhe 55-vjeçarja. Autori Refit Buzi vetëvritet pas 9 orë negociata me policinë

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit ku 35 vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu babain e ish-të fejuarës së tij Rozalinda Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj e cila vdiq pas disa orësh pa mundur të mbijetojë. *Pas krimit të rëndë, autori mori peng për disa orë dhe ish-të fejuarën 24 vjeçare dhe u larguan me automjetin e tij. *Por, pas negociatave me policinë, e liroi të fejuarën ndërsa vetë u fut brenda automjetit duke refuzuar të dorëzohet derisa vendosi t’i jape fund jetës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit ku 35 vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu babain e ish-të fejuarës së tij Rozalinda Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj e cila vdiq pas disa orësh pa mundur të mbijetojë. *Pas krimit të rëndë, autori mori peng për disa orë dhe ish-të fejuarën 24 vjeçare dhe u larguan me automjetin e tij. *Por, pas negociatave me policinë, e liroi të fejuarën ndërsa vetë u fut brenda automjetit duke refuzuar të dorëzohet derisa vendosi t’i jape fund jetës.

9 Postime
2 ORE ME PARE

Thellohet bilanci i tragjedisë në Roskovec/ U qëllua nga ish-dhëndri, ndërron jetë pas bashkëshortit edhe 55-vjeçarja

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Thellohet tragjedia në Roskovec, duke shkuar në 3 numri i viktimave.

Belera Plaka, 55-vjeç nuk i mbijetoi plagëve të marra prej armës që drejtoi drejt saj, ish-dhëndri Refit Buzi.

Më herët, ndërroi jetë bashkëshorti Kosta Plaka, ndërsa Refit Buzi i dha fund jetës duke mos u dorëzuar megjithëse policia kërkoi të negociojë me të.

Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.

Nga të shtënat humbi jetën ish-vjehrri i tij, ndërsa nëna e 24-vjeçares mbeti e plagosur rëndë duke humbur jetën pas disa orësh. Autori mbajti peng për disa orë edhe ish-partneren e tij./Versus.al

4 ORE ME PARE

Roskovec, u mor peng nga ish-i fejuari pas vrasjes së babait, 24-vjeçarja dëshmon në polici. Nëna e saj në gjendje kritike

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

24-vjeçarja që u mor peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, është shoqëruar në Policinë e Fierit, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e krimit.

E reja u mor me vete nga 35-vjeçari Refit Buzi, menjëherë pas vrasjes së babait të saj dhe plagosjes së nënës. Sipas dyshimeve të policisë, autori ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij të mëparshme.

Pas krimit, Buzi është larguar me automjet së bashku me 24-vjeçaren, duke marrë me vete edhe armën e zjarrit. Pas disa orësh negociatash, e reja është liruar dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve për të dhënë dëshminë e saj.

Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka, vijon të luftojë për jetën. Ajo ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth pesë orë, por mjekët bëjnë me dije se gjendja e saj mbetet e rënduar dhe ajo ndodhet nën kujdes intensiv.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Policia bëri me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit ngriti pika kontrolli dhe nisi ndjekjen për kapjen e autorit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e 35-vjeçarit Refit Buzi./Versus.al

5 ORE ME PARE

Vrau ish-vjehrrin me armë gjahu dhe mori peng për pak orë ish-të fejuarën, vret veten pas 9 orësh negociata me policinë Refit Buzi

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Pas më shumë se 9 orësh operacion nga policia për kapjen e autorit që qëlloi me armë zjarri mbi ish-vjehrrin e tij në Roskovec, plagosi gruan e tij dhe rrëmbeu të fejuarën, Refit Buzi ka vrarë veten.

Autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari. Sipas burimeve policore paraprake, ai dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri.

Në vendngjarje janë futur menjëherë ekipet mjekësore dhe efektivët e policisë, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar mbi gjendjen e tij dhe rrethanat e ngjarjes.

Megjithëse policia tentoi të negociojë, Buzi u fut brenda automjetit të tij duke vijuar rezistencën. Forcat e rendit u përpoqën ta bindin të dalë pa përdorur forcën.

Në vendngjarje u angazhuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan zonën dhe morën pozicione sigurie. Efektivë të pajisur me snajperë ndodhen në terren, ndërsa perimetri është izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe forcat e policisë.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

"Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit", thotë policia.

Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.

Nga të shtënat humbi jetën ish-vjehrri i tij, ndërsa nëna e 24-vjeçares mbeti e plagosur. Autori mbajti peng për disa orë edhe ish-partneren e tij./Versus.al

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën   Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën   Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi gruan e tij, 35-vjeçari në Roskovec refuzon të dorëzohet, mbyllet në automjet. RENEA me snajperë rrethon zonën

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Vijon operacioni policor në Roskovec, ku Refit Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, nuk pranon të dorëzohet para forcave të policisë.

Pas disa orësh negociatash me efektivët, Buzi është futur brenda automjetit të tij dhe po vijon rezistencën. Forcat e rendit po përpiqen ta bindin të dalë pa përdorur forcën.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat speciale RENEA, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë pozicione sigurie. Efektivë të pajisur me snajperë ndodhen në terren, ndërsa perimetri është izoluar për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë nisi në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjarëve të saj.

Nga të shtënat humbi jetën ish-vjehrri i tij, ndërsa nëna e 24-vjeçares mbeti e plagosur. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka mbajtur peng për disa orë edhe ish-partneren e tij.

Policia vijon negociatat me autorin e dyshuar, ndërsa operacioni për neutralizimin dhe arrestimin e tij është ende në zhvillim./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

11 ORE ME PARE

Djali i tyre vrau ish-vjehrrin, prindërit e Buzit: I dërgonte para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Prindërit e Nertil Buzit, 35 vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën e tij, kanë akuzuar familjen e vajzës për konfliktin mes të rinjve.

Sipas prindërve të autorit, shkak për përplasjen ka qenë shuma e parave që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ishin të fejuar. Ata thonë se djali i tyre kishte kërkuar t’i kthenin paratë, por familja e vajzës nuk kishte pranuar.

Ndërkohë, ata shprehin keqardhje të thellë për ngjarjen e rëndë dhe humbjen e jetës së ish-vjehrrit, ndërsa i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje. Versus.al

11 ORE ME PARE

RENEA rrethon të riun që vr*u e plagosi prindërit e ish-të fejuarës, autori liron 24 vjeçaren

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Forcat speciale RENEA kanë lokalizuar dhe kanë rrethuar Nertil Buzin, 35 vjeçarin i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë zjarri Kosta Plakën, babain e ish-të fejuarës së tij dhe plagosi me armë gjahu nënën e saj.

Ndërkohë që negociohej për dorëzimin e tij, autori ka lënë të lirë ish-të fejuarën Rozalinda Plakën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po dërgohet në spital.

Aktualisht vijojnë përpjekjet për dorëzimin e 35 vjeçarit i cili është i armatosur.

Policia e Fierit ka sqaruar detaje nga operacioni, në një prononcim për mediat të drejtorit të Policisë Fier,  Erion Ahmeti.

Prononcimi

Sot, rreth orës 06:00, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu, babanë e ish të dashurës së tij, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe u largua me automjet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, rrethuan zonën, organizuan ndjekjen e autorit, ngritën pika kontrolli dhe koordinuan veprimet me të gjitha strukturat policore të angazhuara.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale "RENEA".
Pas lokalizimit të autorit, shërbimet e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish të dashurën, të cilën e mbante peng.
Falë profesionalizmit, qetësisë dhe veprimeve të mirëkoordinuara të efektivëve të Policisë, fillimisht u bë i mundur lirimi i shtetases që mbahej peng në automjet, kundër vullnetit të saj. Ajo u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Negociatat me autorin vijojnë, me qëllim që ai të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit.Versus.al

12 ORE ME PARE

Vrau babain dhe plagosi nënën e ish-të fejuarës, del FOTO e autorit të krimit në Fier

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Ky është Nertil Buzi, 35 vjeçari nga Fieri i cili sot në mëngjes shkoi në banesën e familjes Plaka dhe vrau me çifte babain e ish-të fejuarës dhe plagosi rëndë nënën e saj.

Por nuk u ndal me kaq, para se të arratisej mori peng edhe Rozalindën, 24 vjeçaren me të cilën kishte qenë i fejuar për pak kohë dhe më pas u zhdukën në drejtim të paditur.

Dëshmitë e para të të afërmve të viktimës flasin për një ngjarje të paralajmëruar pasi 35 vjeçarin e kishin denoncuar disa herë në polici. Versus.al

12 ORE ME PARE

“Pa mua s’ka jetë”, si e kërcënonte ish-të fejuarën autori që i vrau sot babain dhe i plagosi nënën

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec të Fierit ku Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, duket se ka qenë e paralajmëruar. Të paktën kështu shprehen të afërmit e viktimës.

Nipi i tij ka treguar se policia e arrestonte 35 vjeçarin, ndërsa më pas autoritetet e lironin sërish. Ndërsa vëllai i viktimës Kosta Plaka tha se autori kërcënonte vazhdimisht vajzën 24 vjeçare me të cilën kishte qenë i fejuar duke i kërkuar që të ribashkoheshin.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar”- u shpreh mes të tjerash vëllai i viktimës. Versus.al

 

13 ORE ME PARE

Tronditet Fieri, i riu vret ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën dhe merr peng ish-gruan (EMRAT)

Tragjedia në Roskovec/ U qëlluan nga ish-dhëndri, humb jetën

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht ku një 35 vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit të rëndë, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, Nertil Buzi ka marrë me forcë ish-gruan e tij dhe është larguar me automjet.

Viktimë ka mbetur Kosta Plaka, ndërsa gruaja e tij Belere Plaka po merr ndihmën mjekësore në spital.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për të gjetur dhe arrestuar autorin. Versus.al

Poll