Live Updates /

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të huaj”, Rama për protestën: Qeveria nuk i dorëzon timonin zhurmës

*Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka vijuar me deklaratat e tij duke u shprehur se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri nuk është një pasqyrim i realitetit, por i algoritmeve në rrjetet sociale që nxisin vetëm zemërim tek njerëzit. *Ndërsa e cilësoi “sfiduese” kohën në të cilën jetojmë, Rama nuk kurseu sërish edhe influencerët për të cilët tha se dilnin në protestë vetëm për të fituar vëmendje. *Kryesocialisti mohoi ta kishte çuar nëpër mend që të dorëhiqej dhe tha se qeveria nuk mund “ta lërë timonin në dorë të zhurmës”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka vijuar me deklaratat e tij duke u shprehur se ajo çfarë po ndodh në Shqipëri nuk është një pasqyrim i realitetit, por i algoritmeve në rrjetet sociale që nxisin vetëm zemërim tek njerëzit. *Ndërsa e cilësoi “sfiduese” kohën në të cilën jetojmë, Rama nuk kurseu sërish edhe influencerët për të cilët tha se dilnin në protestë vetëm për të fituar vëmendje. *Kryesocialisti mohoi ta kishte çuar nëpër mend që të dorëhiqej dhe tha se qeveria nuk mund “ta lërë timonin në dorë të zhurmës”.

6 Postime
2 ORE ME PARE

“Mercenarë digjitalë nga vende të ndryshme”, Rama për turistët në protestë: Janë të sponsorizuar

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Duke iu referuar sërish algoritmeve ku edhe e pati fokusin gjatë gjithë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se këto algoritme kishin bërë që edhe të huaj të tjerë të cilët i quajti “mercenarë digjitalë” t’i bashkoheshin protestës.

Ai tha se këto persona janë të sponsorizuar nga burime të ndryshme.

“Vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishte shënjestër e tyre për arsye nga më të ndryshme. Të sponsorizuar nga shteti, të identifikuar ata që vijnë nga Irani. Të tjerët kanë lloj lloj sponsorash. Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre në kuptimin që të intimidohemi, të kompleksohemi apo të spërdridhemi”- tha Rama. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“Qeveria s’e dorëzon kurrë timonin”, Rama: Nuk më ka shkuar ndërmend dorëheqja

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se as nuk e kishte menduar të jepte dorëheqjen pavarësisht se shumë personave u ishte krijuar kjo përshtypje. Ndër të tjera teksa ironizoi protestuesit, Rama nënvizoi se qeveria nuk do ta dorëzojë kurrë “timonin” e saj.

“Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Sepse gjithmonë e më shumë njerëzit ftillohen shohin se kjo është diçka që nuk rri as në qiell e në tokë. Nuk mundet një shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush këtë më. Është e pamundur. Natyrisht tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Është një përzierje mbarëkombëtare, vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë. Ulërijnë të mblidhet këtu kombi. Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye. Edhe ata të bankave të mirëpaguarit e kuptojnë shumë mirë se këtu ka diçka që nuk shkon fare”- tha Rama duke shtuar më tej se “një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma”. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“E frikshme”, Rama për protestuesit: Po kërcënojnë personat që nuk mendojnë si ata

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Kreu i qeverisë, deklaroi se shumë persona kishin raportuar në polici për kërcënime të bëra nga individë të cilët mbështesin protestën. Sipas Ramës, ata që mendojnë ndryshe janë kërcënuar dhe janë dhunuar online.

“Çfarë kemi parë këto ditë lidhur me ata që nuk kanë ndarë të njejtin mendim me sheshin e xhirimeve është e frikshme. Dhunim i vazhdueshëm online, kërcënime. I kam të panumërta ankesat e njerëzve që mbasi kanë mbyllur profilet e tyre, i kanë marrë kërcënimet në telefonat e tyre. Dhe ia kanë përcjellë policisë, por policia çfarë tu bëjë me mesazhe që vijnë nga lloj lloj drejtimesh të paditura”- shtoi Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

“U bënë parelinj me shalë e kremra, algoritmi si droga”, Rama për influencerët: Dalin me shalë në protestë

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish influencerët që kanë mbështetur protestën duke thënë se interesi i tyre i vetëm është vëmendja që marrin në këtë krizë.

“Sa herë që krijohet një krizë shpërthen një ekzaltim kolektiv. Papritmas të gjithë duan të bëhen pjesë e saj, jo sepse kanë diçka për të thënë, por për faktin se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur me babëzi, babëzinë që algoritmi ta nxit njësoj si droga, të shtoj dozën. Sa herë e keni dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë nuk e kanë imagjinuar me politike e protesta, por janë bërë parelinj me shalë edhe kremra që të shfaqen atje bashkë me kremrat dhe shalët e tyre sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës sepse në ekonominë e vëmendjes shpërblehet vëmendja dhe pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike”- u shpreh kryeministri. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Rama për protestat: Shqipëria u gjend në mes të një lufte ideologjike që nuk ka lindur këtu

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot lidhur me protestat e nisura prej javësh, se vendi ynë u gjend në mes të një lufte ideologjike që nuk ka lindur këtu. Sipas tij, kjo është një histori paralajmëruese jo për qeverinë e tij, por për atë çfarë vjen pas asaj që ai e konsideroi si “koha e algoritmit”.

“Një projekt zhvillimi në Shqipëri u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike që nuk ka lindur në Shqipëri. Shqipëria u bë zogu, ne u gjendëm në mes të saj thjesht si skenë. Kjo është risia e kohës ku ne jetojmë, një kohë ku algoritmet udhëtojnë më shpejt sesa vërtetësia e lajmeve, ku emocionet mbërrijnë përpara fakteve, perceptimi bëhet e vërteta. Kjo është histori paralajmëruese jo për mandatin tim, por për demokracinë në kohën e algoritmit si dhe për nevojën që ne të parët me përgjegjësinë e atyre që kanë mandatin të udhëheqim ta lexojmë këtë histori sa më drejtë për të qenë të përgatitur më mirë se çfarë vjen më tutje. Sepse ky është vetëm fillimi.

Ka shumë nga kjo e sotmja që filozofë e historianë e kanë shkruar kohë më parë sesa të vinim ne. shumë kohë përpara se bota të kishte internet dhe aspak çuditërisht ata mund të na ndihmojnë sot të kuptojmë atë që po ndodh shumë mirë sesa ata që na tregojnë gishtin. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit na ndihmon të kuptojmë shumë më shpejt mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Ai e ka përshkruar modelin e biznesit të rrjeteve sociale në një përshkrim që ai e quan “diskursi i histerikut”. Ai nuk përshkruante një njeri, por marrëdhënie, mënyrë për t’u marrë me botën. Karakteristike nuk është ankesa, sepse ajo është normale. Karakteristika e saj është momenti kur ankesa pushon së qeni mjet dhe kur kritika bëhet identitet. Ky njeri nuk lufton që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë”- deklaroi ai mes të tjerash. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Llapaqorat, ballibullistat”, Rama nuk përmbahet: Edhe lugëndryshkurit tanë do shpëtonin Shqipërinë nga unë

“Shqipëria në mes të një lufte ideologjike të

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij para grupit parlamentar të PS ku foli për protestën e nisur prej javës për Zvërnecin që më pas u kthye në tubim të vazhdueshëm ku kërkohej dorëheqja e tij. Teksa tha se e gjitha kishte nisur nga armiqtë e Kushner dhe Trump, Rama tha se edhe forcat e brendshme po mundoheshin të përfitonin nga kjo situatë, ndërsa irnonizoi ish-bashkëpunëtorët e tij si dhe krerët e partive të reja opozitare.

“Bota nuk u zgjua për Nartën, por prej emrit të Jared Kushner dhe hijes së vjehrrit tëtij të cilin e urren për vdekje krejt armata online që kujtoi se gjeti në bulevardin e Tiranës vaterlonë e Trumpit. Si në një film ‘science fiction’, bulevardi përputhi atë armatë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë off dhe online, jo ndaj Donald Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. Të cilët i gënjeu mendja fuqishëm se cadra globale e kësaj proteste do bënte mrekullinë që nuk bëri dot cadra locale e protestës së Lulit tim. Kështu me sqepin e një zogu të vetëm do laheshin dy hesape të vjetra, bota e madhe do ta turpëronte Trumpinn ë betejën e Nartës fiks 2037 vjet pas betejës së Palasës ku Çezari turpëroi Pompeun. Ndërsa armata shurdhuese e influencerave, analistëve, dialistëve opinionistëve, urrejtësve kinse patriotikë dhe mercenarëce digjitale të vënë në aksion nga armiqtë e Shqipërisë do shpëtonte Shqipërinë nga unë, për llogari të karavidheve të opozitës së fdukshme dhe të padukshme, nga llapaqorat dhe ballibullistat tek bllokrevolucionarët e aeroportit dhe deri tek lugëndryshkurit e vetë familjes tonë të madhe”- tha Rama. Versus.al

 

Poll