Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një histori e pazakontë, e denjë për skenar filmash është zbardhur sot me arrestimin e grabitësit Olsi Bibollari i cili dyshohet se vodhi 15 mijë euro në banesën e shefit të urgjencës së QSUT, Eqerem Hasani. *Me zbulimin e detajeve rreth ngjarjes u mësua se Bibollari dhe Hasani ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ndihmuar duke i dhënë 50 mijë euro borxh për ta shpëtuar nga falimenti i restorantit dhe një bar kafeje që 38 vjeçari kishte në pronësi. *Por me të firmosur aktin notarial në një zyrë noterie në Tiranë, mjeku Hasani ka hipur në makinën e Bibollarit dhe më pas në dalje ka harruar çelësin e banesës. Kjo ka bërë që Bibollari të përfitojë nga një rast kur Hasani nuk ishte në banesë dhe më 25 gusht i grabiti 15 mijë euro. *I arrestuari në polici ka deklaruar se nuk ishte i vetëdijshëm në momentin kur ka kryer grabitjen duke ia lënë fajin gjendjes së tij të dehur.
Grabiti mjekun që i dha 50 mijë € borxh për ta shpëtuar nga falimenti, biznesmeni: Isha i dehur s’e di si ndodhi

E denjë për skenar filmi historia e dy miqve, njëri biznesmen e tjetri mjek në Spitalin Universitar Nënë Tereza në Tiranë. Olsi Bibollari pronar i “Ogi Restorant”, dhe aksioner i një bar kafeneje, kontakton mikun e tij mjek në urgjencën e QSUT-së dhe i kërkon ndihmë pasi biznesi i tij ishte pranë falimentit. Mjeku Eqerem Hasani i përgjigjet pozitivisht, shkojnë pranë një notereje dhe I jep borxh 50 mijë euro.
Burime për Versus.al kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Tiranë pas firmosjes së aktit notarial.
Dy miqtë hipin në të njëjtën makinë por pasi zbret mjeku harron çelsin e apartamentit në sedilje. Bibollari merr çelsin dhe ngjitet në banesën e mikut të tij që i kishte marrë borxh 50 mijë euro, dhe kontrollon për sende me vlerë, ku gjen 15 mijë euro cash. I merr dhe largohet, ndërsa mjeku pas disa kohësh kupton se paratë i mungonin në vendin ku i ruante. Hasani i drejtohet komisariatit ku bën kallëzim për humbjen e parave. Oficerët e Policisë Gjyqësore nisën marrjen në pyetje dhe kërkimet për gjetjen e provave ku nga kamerat e sigurisë shihet duke hyrë në apartamentin e mjekut miku i tij Olsi Bibollari. Krijohen dyshimet se ai mund të jetë autori i vjedhjes në banesë dhe urdhërohet marrja në pyetje ku pranon veprën penale.
“Jam drejt falimentimit, më duheshin paratë ndaj kërkova borxh, sa i takon veprimit në banesën e mjekut, nuk e kuptoj pse e kam bërë kam qenë në gjendje të dehur”- mësohet të jetë shprehur Bibollari, raporton Versus.al
Policia e Tiranës i vuri pranga 38 vjeçarit për veprën penale të vjedhjes ndërsa sekuestroi edhe shumën e parave në cilësinë e provës materiale. Çështja tashmë I ka kaluar Prokurorisë së Tiranës ndërsa pritet të shihet nëse do nisë verifikim pasuror për mjekun rreth shumave të konsiderueshme të parave që dispononte. Versus.al
E ndihmoi me 50 mijë euro borxh, biznesmeni ‘nuk kënaqet’ nga shefi i QSUT! I vjedh 15 000 € në shtëpi

Olsi Bibollari, 38 vjeçari i cili u arrestua sot nga policia për grabitjen e 15 mijë eurove në banesën e mjekut të QSUT, Eqerem Hasani, rezulton të jetë pronar i 3 bizneseve restorant dhe kafe.
Detaje të reja të zbardhura lidhur me këtë ngjarje bëjnë me dije se Hasani kishte njohje të mëparshme me grabitësin, të cilit i kishte dhënë më herët 50 mijë euro borxh procedurë që e kishin ndjekur në një zyrë noteriale të Tiranës. Por pavarësisht këtij nderi që mjeku i urgjencës ia ka bërë, Bibollari nuk është mjaftuar, por ka përfituar pasi Hasani harroi çelësin e shtëpisë në makinën e tij sapo kishin përfunduar firmosjen e dokumenteve në noteri.
Ngjarja ndodhi më 25 gusht, ku Bibollari ka përfituar nga fakti se nuk ka pasur njeri në banesën e mjekut dhe ka hyrë duke përdorur çelësin që ky i fundit kishte harruar në makinën e tij. Arratia i zgjati vetëm 4 ditë, pasi sot u arrestua dhe në makinën me të cilën lëvizte, iu gjet edhe shuma e eurove të grabitura. Versus.al
Grabiti dhjetëra mijëra euro në banesën e mjekut të QSUT, pranga hajdutit në Tiranë (EMRI)

Tiranë- Olsi Bibollari, 38 vjeçari i cili dyshohet se katër ditë më parë vodhi shumën prej 15 mijë eurosh në banesën e një doktori në Komunën e Parisit, është arrestuar sot nga policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e mjekut të urgjencës së QSUT-së, Eqerem Hasanit.
Bibollari u kap teksa qarkullonte me automjetin e tij ndërsa në makinë u gjet edhe shuma e parave
të grabitura nga ai si dhe veshjet që kishte përdorur për krimin.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







