Live Updates /

“Sot nuk ndodh dot si në 21 janar, PS garante e SPAK”, Rama ironizon opozitën: Kemi përballë një koalicion të madh

*Kryeministri Edi Rama pati sot një komunikim “live” me ndjekësit në rrjetet sociale duke e nisur fillimisht me protestat për ujësjellësin e Tragjasit. Rama tha se nga ky projekt nuk preket aspak furnizimi me ujë i banorëve të zonës dhe se janë dërguar specialistët për të dhënë informacionet e nevojshme. *Nuk la pa përmendur edhe Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij është meritë e vullnetit të qeverisë së PS. Ai tha se sot është e paimagjinueshme të ndodhë një ngjarje si 21 janari ku kryeministri të japë urdhër të qëllohet drejt protestuesve dhe t’ja hedhë pa u ndëshkuar. *Mes të tjerash ironizoi edhe koalicionin e opozitës me 25 parti politike, duke thënë se një prej arsyeve përse ka rritur daljet në “live” është sepse tashmë po afrohen zgjedhjet e 11 majit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama pati sot një komunikim “live” me ndjekësit në rrjetet sociale duke e nisur fillimisht me protestat për ujësjellësin e Tragjasit. Rama tha se nga ky projekt nuk preket aspak furnizimi me ujë i banorëve të zonës dhe se janë dërguar specialistët për të dhënë informacionet e nevojshme. *Nuk la pa përmendur edhe Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij është meritë e vullnetit të qeverisë së PS. Ai tha se sot është e paimagjinueshme të ndodhë një ngjarje si 21 janari ku kryeministri të japë urdhër të qëllohet drejt protestuesve dhe t’ja hedhë pa u ndëshkuar. *Mes të tjerash ironizoi edhe koalicionin e opozitës me 25 parti politike, duke thënë se një prej arsyeve përse ka rritur daljet në “live” është sepse tashmë po afrohen zgjedhjet e 11 majit.

3 Postime
5 DITE ME PARE

“Nuk jam tiktokist”, Rama ironizon opozitën: Futem ‘live’ se u afruan zgjedhjet, përballë nesh një koalicion shumë i madh

“Sot nuk ndodh dot si në 21 janar, PS garante e SPAK”, Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij “live” shpjegoi se arsyeja e intensifikimit të daljeve të tij në rrjetet sociale është edhe afrimi i zgjedhjeve të 11 majit, për të cilat tha se duhet të paraqesë një bilanc lidhur me punën e bërë gjatë qeverisjes.  

“Kjo për mua është punë, jo qejf. Nuk jam tiktokist. Jam përfaqësues i zgjedhur edhe i atyre që nuk më kanë zgjedhur. Patjetër që duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intensifikoj daljet”- tha Rama.

Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe koalicionin e zyrtarizuar nga PD me 25 parti politike para zgjedhjeve të 11 majit.

Sepse procesi është edhe proces bilancesh, vendosjes në tryezë të gjërave që janë gatuar gjatë këtyre viteve për të parcaktuar nëse ka apo nuk ka arsye për të vazhduar këtë punë. Se tani është bërë edhe një koalicion i madh, shumë i madh”- deklaroi kryeministri. Versus.al

 

5 DITE ME PARE

"Urdhri u dha nga zyra e kryeministrisë", Rama për 21 janarin: Dumani ishte prokuror, por tani ka fuqinë

“Sot nuk ndodh dot si në 21 janar, PS garante e SPAK”, Rama

Gjatë komunikimit ‘live” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama foli sot sërish për Reformën në Drejtësi, duke e marrë një situatë hipotetike me ngjarjen e ndodhur në 21 janar 2011.

Ai tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhte sot, do ishte e paimagjinueshme që ai të kishte mundësi të ndërhynte dhe të jepte urdhër ndaj SPAK-ut që të mos lëshoheshin urdhër arreste të paktën për personat përgjegjës për administrimin e protestës.

“Imagjino të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares time një popull i tërë dhe nga kjo dritare të jepej urdhri të qëlloheshin me plumba të vërtetë njerëzit dhe të vdisnin 4 vetë, totalisht të pafajshëm dhe prokurorët, SPAK-u në këtë rast, imagjino tani të ishte SPAK të lëshonte urdhër arresti për numrin e personave përgjegjës për administrimin e protestës dhe unë t’i jepja urdhër drejtorit të përgjithshëm të policisë të shmangte SPAK-un. E imagjinoni dot? Kjo ka ndodhur në Shqipëri shumë pak kohë më parë. Si shpjegohet kjo që tani duket kaq e pamundur? Na ra nga qielli kjo, apo e solli Amerika me aeroplan e Evropa me vapor? Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që shkruajtën Reformën në Drejtësi dhe ata që e votuan me vullnet të plotë”- u shpreh Rama.

Më tej ai nënvizoi sërish faktin se kreu i SPAK Altin Dumani e kishte edhe më herët mundësinë të hetonte ngjarjen e 21 janarit, por nuk e kishte fuqinë duke pretenduar se asokohe pushteti i drejtësisë varej nga qeveria në pushtet.

“Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt, ka qenë aty prokuror. Por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot sepse shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vetë”- shtoi kryeministri. Versus.al

5 DITE ME PARE

Protestat e banorëve në Tragjas, Rama: Çmenduri të mendosh se dua t’ju marr ujin! Do ndërtohet një ujësjellës

“Sot nuk ndodh dot si në 21 janar, PS garante e SPAK”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi protestën e zhvilluar pak ditë më parë në Tragjas të Vlorës ku dhjetëra banorë u përplasën me forcat e policisë duke kundërshtuar punimet për ujësjellësin që do të dërgonte ujin e burimit të tyre në Dhërmi.

Rama e cilësoi “çmenduri” idenë se ky projekt lë pa ujë banorët e zonës dhe theksoi se plani për ndërtimin e ujësjellësit është konsultuar me disa ekspertë dhe nuk cënon aspak furnizimin me ujë të fshatit.  

“Prurjet minimale janë 700 litër në sekondë. Nga i gjithë shfrytëzimi në maksimum që do i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit ndërsa për ujin e pijshëm do plotësohen nevojat duke filluar nga vetë Tragjasi.

Tani si ta them unë, kjo është çështje teknike. Se më thonin hajde shihe me sy. Kjob ëhet me analiza teknike për investimet që duhen bërë. Të ishte hidrocentral do e kuptoja shqetësimin, por si mundet një ujësjellës të thajë duke u shfrytëzuar për nevoja të vaditjes?”- tha kryeministri.

Më tej në komunikimin “live” me ndjekësit, kreu i qeverisë bëri me dije se janë dërguar specialistët e nevojshëm për t’u shpjeguar banorëve se nuk dalin të dëmtuar nga ky projekt dhe se ujësjellësi aktual është i amortizuar.

“Duke qenë se ka pasur shqetësime, ky projekt është vonuar me muaj. Është kërkuar nga ana ime konfirmimi nga ekspertët dhe të gjithë dakordësohen në pikën ku thonë se nuk ka asnjë kërcënim. Është çmenduri, qenkam unë personi që dua t’u marr ujin tragjastiotëve dhe t’ua jap himariotëve po themi?! Është pa kuptim. Ky është burim i republikës së Shqipërisë dhe u vihet në shërbim komuniteteve të ndryshme. Tragjasiotët kanë të drejtën me ligj e me zakon të kenë aksesin dhe kjo nuk diskutohet. Gjithsesi kam dërguar specialistët të bëjnë një shpjegim shterues në Vlorë sepse shpjegimet nuk mund të bëhen me 200 veta që thonë ne do vritemi”- shtoi Rama. Versus.al

Poll