Live Updates /

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk është tentativë për të kapur reformën në drejtësi, avancojmë në integrimin drejt BE

*Kryeministri Edi Rama mohoi akuzat se komisioni anti-korrupsion parlamentar është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit. *Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se progresi i bërë është i rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet në përmbatjen e tij nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë këtë skuadët kombëtare. *Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje SPAK dhe prokurorëve të tjerë që ti japin fund pjesës së zezë të administratës të korruptuar të cilën ai e quajti pjesë të zezë duke e cilësuar si një turp për të gjithë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mohoi akuzat se komisioni anti-korrupsion parlamentar është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit. *Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se progresi i bërë është i rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet në përmbatjen e tij nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë këtë skuadët kombëtare. *Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje SPAK dhe prokurorëve të tjerë që ti japin fund pjesës së zezë të administratës të korruptuar të cilën ai e quajti pjesë të zezë duke e cilësuar si një turp për të gjithë.

5 Postime
8 MUAJ ME PARE

Rama inkurajon prokurorët e SPAK: Zvogëloni pjesën e zezë të adminstratës, është turp për të gjithë

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk
Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje SPAK dhe prokurorëve të tjerë që ti japin fund pjesës së zezë të administratës të korruptuar të cilën ai e quajti pjesë të zezë duke e cilësuar si një turp për të gjithë.

“Nëse shohim diagnozën, ka një të vërtetë shumë të madhe, se sa nevojë ka akoma për të garantuar një shtet që është dhe mekanizëm i harmonizuar dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin e etj.

Për ata që tundin këmbën dhe dua mundësi të shfaqen, është puna e tyre. Puna jonë është për të shtyrë përpara këtë proces. Bëhet fjalë për të ndërtuar makinerinë shtet që Shqipëria s’e ka pasur kurrë, por mund ta ketë brenda këtij 10-vjeçari, nëse bashkohet me aftësi të gjithë agjendës së përcaktuar nga diagnoza

Nuk është rastësi emri që ne i kemi vënë komisionit. Na ka dhënë shumë kurajë screening se na ka dhënë mundësi të shohim se sa potencial kemi. Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë”, u shpreh mes të tjerash Rama.

 

 

8 MUAJ ME PARE

Rama: Opozita të bëhet pjesë e komisionit antikorrupsion, nëse do të vijë në pushtet

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk

Gjatë fjalës së tij në takimin me deputetët, kreu i PS-së Edi Rama foli edhe për pjesëmarrjen e opozitës në komisionin antikorrupsion.

Rama i bëri thirrje opozitës se pjesëmarrja në këtë komision, u vlen nëse duan të vinë në pushtet vitin tjetër, gjë që sipas tij ata nuk e besojnë as vetë.

“Projektrezoluta antikorrupsion. Ky është një ushtrim i shtetit që për hir të së vërtetës i ka të gjithë komponentët në dispozicion sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do të ishte shumë mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre kombëtare se janë në opozitë.

Nuk janë sot, nuk paraqiten, ndërkohë që komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare qoftë kjo luftë në sallat e seancave e të komisioneve.

Është një hapësirë ku nuk bëhet politikë dite, po ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat nga populli shqiptar duhet të jenë pjesë aq më tepër që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet vitin tjetër dhe ta mendosh që do vish, do jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë se të gjitha këto do të kesh ti për t’i marrë, qoftë edhe si një kurs parashkollor, kjo mund të vlejë që në momentin kur të marrësh pushtetin të jesh gati, po sigurisht që gjasat janë që askush nga ata që thotë se do marr pushtetin vitin tjetër nuk e beson as vetë që do marrë pushtetin.

I mbyturi që do të mbysë tjetrin që po noton. Ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë se Shqipëria nuk mund të presë që ne të merremi vesh me ata. Ky nuk është kopsht pa drekë, vendet janë aty. Në vendet tona të gjithë anëtarët janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet, puna do të vijojë”.

 

8 MUAJ ME PARE

Edi Rama tregon se kur Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk

Antikorrupsioni ka qenë kryefjala e mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste dhe e fjalës kryeministri Edi Rama. Në fokus të fjalës së tij kreu i qeverisë, e njëherësh dhe i selisë rozë, tha akuzat e opozitës se komisioni “antikorrupsion” janë veç një tentativë për të kapur reformën në drejtësi.

Rama theksoi se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit. Lidhur me këtë proces Rama parashtroi synimin e tij për integrimin e vendit në BE maksimumi në 2030.

Rama u shpreh se flamuri ynë kombëtar është më i bukuri dhe duhet të ngrihet në Bruksel sa më parë. “Dekada tjetër – u shpreh kreu i qeverisë – do ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Evropian” Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, prezantoi një disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër duke shënjestruar opozitën për bojkotin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryeministri Edi Rama tha se “ata as vetë nuk e besojnë që do vijnë në pushtet”.

8 MUAJ ME PARE

Anëtarsimi i vendit në BE, Rama: Kuvendi ka rolin e mbikqyrësit!

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk
Edi Rama në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama parashtroi punën e institucioneve të shtetit shqiptar drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE. Rama theksoi se ky është një proces ku kushdo është një lojtar, por institucioni mbikqyrës i këtij procesi dhe i performancës së çdokujt është Kuvendi i Shqipërisë.

''Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave. Po të shohim te pjesa e masave, institucionet zbatuese fillojnë nga Kuvendi, Kryeministrinë, departamentin e administratës publike e me radhe dhe shkojnë me tutje të shkolla e Magjistraturës, avokati i popullit etj.

Ndërsa po të vijmë tek drejtësia, meqë sa herë trajtohet çështja e kësaj nisme ngrihen antenat e atyre që s’dinë se ç’flasin, shikoni se sa pjesë zë drejtësia në këtë bllok. 59% të punës. Sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime në këtë proces nga BE, jo nga PS, për reformën në drejtësi 32 rekomandime. Nëse këtu lexohen si konsolidimi, dhënia e pavarësisë më tutje përkthehen në masa. Që do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm por i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne e morë përsipër dhe askush tjetër nuk e kupton dhe prandaj e keqinterpretojnë.

Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivi dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura. Që nga KPK, KLGJ, SPAK, GJKKO, KLP, Gjykata e Lartë, ILD, Avokati i popullit, BSH, INSTAT, ERE, AMA, SHISH deri tek Universiteti Bujqësor. Thënë të gjitha këto pyetja është: kush e garanton popullin shqiptar, kush e garanton shtetin shqiptar që gjithë kjo masë institucionesh që është detyrimisht pjesë e kësaj skuadre do luajë si skuadër.

Kush ia jep garancisë Shqipërisë që në tryezën e negociatave nuk do ketë disa lojtarë që do shkëlqejnë, disa lojtarë që do ia hedhin fajin shokëve dhe disa lojtarëve që do paraqesin raport për mos paraqitje në ndeshje. Kush i kërkon llogaria? Qeveria, e pamundur. Ka vetëm një institucion, sipas Kushtetutës të RSH ku mund të kërkohet llogari. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mbi ç’bazë mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Më the të thashë? Dua unë apo s’dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund duhet ti japi Kuvendi dhe të gjitha pjesëve të skuadrës sonë kombëtare një plan. Udhërrëfyes të kalendarizuar.' u shpreh Rama. 

 

8 MUAJ ME PARE

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni antikorrupsion parlamentar nuk është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi

Takimi me deputetët/ Rama: Komisioni parlamentar antikorrupsion nuk
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me Grupin Parlamentar të kësaj partie mohoi akuzat se komisioni anti-korrupsion parlamentar është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi.

"Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë.

Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.

E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formulara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening.

Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit. Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme.

Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe janë përfshirë 157 institucione”, tha Rama.

 

Poll