Çfarë do të gjeni në brendësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, viktimat dhe të plagosurit dyshohet se janë rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.
Tragjedia në Shëngjin, policia zbardh ngjarjen: Të rinjtë nga Kosova u futën në det për t’u larë, 2 prej tyre u mbytën nga dallgët, 3 në gjendje të rëndë në spital

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun, ku pesë të rinj nga Kosova janë futur në det për t’u larë dhe janë përballur me dallgë të forta të shkaktuara nga era.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se disa shtetas ndodheshin në vështirësi në det dhe rrezikonin mbytjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, Policia e Lezhës dhe ekipet e emergjencës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me Jet Ski, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë personave, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit paraprak nga spitali, dy prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja nga tragjedia në Shëngjin/ 5 të rinjtë ishin nga Kosova pjesë e stafit të festivalit, 2 prej tyre humbën jetën në det

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e Shëngjinit ku 5 të rinj u futën për tu larë në zonën e Ranës së Hedhun, por u rrëmbyen nga dallgët.
Mësohet se 5 të rinjtë ishin pjesë e stafit të festivalit kulturor që zhvillohet çdo vit në këtë zone dhe janë nga Kosova.
Ata u futën së bashku në det, por si pasojë e rrymave detare dhe dallgëve, 2 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet identiteti i 5 djemve ndërsa forca të shumta policie dhe kërkim shpëtimi janë në vendngjarje. Versus.al
Tragjedi tek Rana e Hedhun/ 5 të rinj nga Kosova u futën së bashku në det, por u rrëmbyen nga dallgët, dy prej tyre humbin jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shëngjin, pasditen e sotme.
Mësohet se 5 djem të rinj, pjesë e stafit të një festivali kulturor që zhvillohet çdo vit në Shëngjin, janë futur së bashku në det, në zonën e Ranës së Hedhun, por janë rrëmbyer nga dallgët.
Të 5 djemtë ishin shokë, ndërsa raportohet se dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.
Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit. Versus.al
Tragjedi tek Rana e Hedhun/ U futën për t’u larë në det, 5 të rinj i rrëmbejnë dallgët, dyshohet për viktima

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bregdetin e Shëngjinit, ku 5 të rinj që kishin hyrë për t’u larë në det janë përballur me dallgë dhe rryma të forta.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ata janë tërhequr nga dallgët teksa po laheshin në zonën e "Ranës së Hedhun", duke u gjendur në vështirësi serioze.
Dyshohet se ka viktima, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për të konfirmuar detajet e ngjarjes.
Forcat e kërkim-shpëtimit dhe policia janë në terren dhe pritet të dërhyjnë për të sqaruar situatën dhe për të asistuar në gjetjen e personave të përfshirë. Versus.al

