
Protesta e së mërkurës kundër projektit të Zvërnecit sapo ka nisur ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, duke iu drejtuar bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit”.
Por me vendosjen e gardhit metalik, që policia thotë se e ka vendosur si masë sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore Shqipëri-Izrael, qytetarët nuk do të ndjekin itinerarin e tyre si dy ditët e para.
Në bulevard kanë zbritur 1700 forca të policisë, reparti i forcave speciale ndodhet në bulevard ndërsa janë angazhuar dhe mjetet me ujë dhe gaz lotsjellës. Versus.al

