AKTUALITET /

Protesta për Zvërnecin, policia vendos gardh metalik te ura e Lanës! Ndalohet lëvizja drejt Kryeministrisë

Policia ka vendosur një gardh metalik në zonën e Urës së Lanës, në segmentin që lidh Hotel Dajtin me Piramidën dhe Kryeministrinë, duke kufizuar kalimin e qytetarëve drejt godinës së qeverisë

Shkruar nga Versus

Protesta për Zvërnecin, policia vendos gardh metalik te ura e

Në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e radhës kundër projektit në Zvërnec, e organizuar nga aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pak para nisjes së tubimit, policia ka vendosur një gardh metalik në zonën e Urës së Lanës, në segmentin që lidh Hotel Dajtin me Piramidën dhe Kryeministrinë, duke kufizuar kalimin e qytetarëve drejt institucionit të qeverisë.

Sipas informacioneve, masa është ndërmarrë për të shmangur grumbullime të mundshme pranë Kryeministrisë, në një kohë kur në “Air Albania” po zhvillohet edhe ndeshja miqësore e Kombëtares.

Aktualisht, një protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, po zhvillohet dhe në Durrës, ndërsa tubime të tilla janë lajmëruar dhe nga Diaspora. Versus.al

 

Poll