Live Updates /

Tronditet Shkodra, humb jetën në spital një 3 vjeçar, motra në gjendje të rëndë. QSUT: Janë intoksikuar nga ilaçi i minjve

* Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në urgjencës e pediatrisë në QSUT * Sipas njoftimit të uniformave blu, babai i dy të miturve, 7 dhe 3 vjeç i ka dërguar dy fëmijët e tij në spitalin rajonal të Shkodrës të dyshuar me virozë, më datën 21 shkurt. Pas mjekimit ai ka marrë 2 fëmijët e tij dhe është larguar në banesë. * Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në urgjencës e pediatrisë në QSUT * Sipas njoftimit të uniformave blu, babai i dy të miturve, 7 dhe 3 vjeç i ka dërguar dy fëmijët e tij në spitalin rajonal të Shkodrës të dyshuar me virozë, më datën 21 shkurt. Pas mjekimit ai ka marrë 2 fëmijët e tij dhe është larguar në banesë. * Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.

4 Postime
2 JAVE ME PARE

Vdekja tragjike e 3 vjeçarit në Shkodër, flet drejtori i Spitalit. Hedh poshtë dyshimet për helmim dhe jep një tjetër hipotezë

Tronditet Shkodra, humb jetën në spital një 3 vjeçar,

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni, në një konferencë për media mbrëmjen e sotme, ka dhënë më tepër detaje lidhur me humbjen e jetës së 3 vjeçarit dhe gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet motra e tij 7 vjeçare

Ai u shpreh se i mituri Omer Hasmegaj erdhi fillimisht me të vjella dhe nga ana e mjekve u kërkua që të shtrohej në spital por, babai nuk pranoi, ndërsa një ditë më pas erdhi në gjendje të rëndë.

'Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës', tha ai.

Teksa u pyet lidhur me shkakun e humbjes së jetës së të miturit, ai u shpreh se shkak dyshohet insuficenca kardio respiratore.

'Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore', tha ai. 

2 JAVE ME PARE

Tragjedia në Shkodër/ Të tjera detaje nga vdekja e 3 vjeçarit, mjekët tregojnë shkakun e rëndë që dyshohet se i mori jetën

Tronditet Shkodra, humb jetën në spital një 3 vjeçar,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.

Sipas informacioneve paraprake,  prindërit e dy fëmijëve kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët.

Unifomrat e bardha dyshojnë se të miturit mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale. Megjithatë Spitali Rajonal i Shkodrës thotë se pavarësisht këmbënguljes për të obsvervuar më gjatë fëmijët prindërit i kanë kthyer ata në shtëpi.

Të nesërmen, me përkeqësimin e gjendjes, 3 vjeçari ka mbërritur në Urgjencë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa motra 7 vjeçare është dërguar në QSUT.

Pritet që ekspertiza mjeko ligjore të hedhë dritë për shkakun e humbjes së jetës së 3 vjeçarit. /Versus.al/

2 JAVE ME PARE

Tragjedia në Mjedë/ Reagon policia e Shkodrës: Fëmijët u dërguan në spital të premten nga babai, dyshohet me virozë

Tronditet Shkodra, humb jetën në spital një 3 vjeçar,
Spitali i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka dal me një njoftim në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Mjedë të Shkodrës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, babai i dy të miturve, 7 dhe 3 vjeç i ka dërguar dy fëmijët e tij në spitalin rajonal të Shkodrës të dyshuar me virozë, më datën 21 shkurt.  Pas mjekimit ai ka marrë 2 fëmijët e tij dhe është larguar në banesë. 

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, një ditë më pas, 22 shkurt shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT,  për mjekim të specializuar.

Sakaq, mësohet se nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë ndodhet në gjendje traumatike pas ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit./Versus.al

2 JAVE ME PARE

E rëndë në Shkodër, humb jetën një 4-vjeçar, motra e tij në gjendje të rëndë

Tronditet Shkodra, humb jetën në spital një 3 vjeçar,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në urgjencës e pediatrisë në QSUT.

Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë helmimi, por autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sakaq, raportohet se nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj./Versus.al

Poll