Live Updates /

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike. Në Tiranë rrëzohen pemë, probleme të mëdha në disa qytete të vendit

*Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme. *Në zonën e Topanës në qytetin bregdetar uji ka formuar një rrjedhë të fuqishme, duke marrë me vete dhe një grua. Siç edhe duket në pamjet e bëra publike, një grua rrëmbehet nga uji, e cila edhe pse mundohet të kapet diku, rrjedha e fortë e ujit e merr me vete. *Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. *Qyteti bregdetar ka mbetur në errësirë totale si pasojë e përmbytjeve. Aktualisht në qytetin e Vlorës është shkëputur energjia elektrike dhe po ashtu është ndërprerë furnizimi me ujë, ndërsa qytetarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme. *Në zonën e Topanës në qytetin bregdetar uji ka formuar një rrjedhë të fuqishme, duke marrë me vete dhe një grua. Siç edhe duket në pamjet e bëra publike, një grua rrëmbehet nga uji, e cila edhe pse mundohet të kapet diku, rrjedha e fortë e ujit e merr me vete. *Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. *Qyteti bregdetar ka mbetur në errësirë totale si pasojë e përmbytjeve. Aktualisht në qytetin e Vlorës është shkëputur energjia elektrike dhe po ashtu është ndërprerë furnizimi me ujë, ndërsa qytetarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

8 Postime
5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Rrëshqitjet, bllokohet baypassi në rrugën Vlorë-Orikum

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Situata e rëndë e reshjeve të shiut në Vlorë, ka bërë që të bllokohet edhe qarkullimi në rrugë.

Gazetarët në Vlorë kanë raportuar se, është bllokuar edhe baypassi në rrugën Vlorë-Orikun dhe anasjelltas.

Bëhet thirrje që të mos lëvizet me makinë në këtë rrugë, sepse nuk kalohet, siç edhe mund të shikohet në pamjet e mëposhtme.




Ndërkaq, me dhjetëra mjete mësohet se kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë, ndërsa ende nuk ka një ndërhyrje nga autoritetet

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pogradeci përmbytet nga shiu, uji pushton rrugët e qytetit liqenor

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit. Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit, që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti.

Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e pallatit të sportit dhe stadiumit, por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti.

Janë më shumë se 40 forca të bashkisë që po punojnë për zhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale.

Reshje ka patur edhe në qytetet e Korçës, por nuk ka patur situatë kritike.

5 MUAJ ME PARE

Pas përmbytjes, Vlora zhytet në errësirë, qyteti pa drita dhe pa ujë, OSSH: E kemi ndërprerë që të shmangim tragjeditë  

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Vlora është qyteti i goditur më rëndë nga moti i keq me stuhi, erë të fortë dhe reshje të dendura që ka mbërthyer Shqipërinë ditën e sotme.

Kryebashkiaku Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuuar mbi 30 familje si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bëri thirrje për ndihmë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

“Situata vijon të mbetet jo ajo që duam për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Shiu zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha në një prononcim për mediat.

Qyteti bregdetar ka mbetur në errësirë totale si pasojë e përmbytjeve. Aktualisht në qytetin e Vlorës është shkëputur energjia elektrike dhe po ashtu është ndërprerë furnizimi me ujë, ndërsa qytetarët ankohen se në këto kushte e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duke sqaruar se punonjësit e tyre në Vlorë kanë vepruar për të shmangur ndonjë tragjedi nga kontakti me rrymën teksa qyteti është mbuluar nga uji, duke stakuar kështu disa fidera. Kjo masë sigurie sipas OSSH do të vijojë deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që kërkohet mirëkuptim nga qytetarët.

Po ashtu OSSH sqaron se do të ketë ndërprerje të energjisë deri në përfundimin e kontrolleve në çdo kabinë elektrike, të cilat rrezikojnë të jenë të përmbytura.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, thuhet në reagimin e OSSH të Vlorës.

 

5 MUAJ ME PARE

Situata në Vlorë është kritike, kryebashkiaku: Bëni kujdes dhe kërkoni ndihmë

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Situata në Vlorë është kritike për shkak të reshjeve të shiut.

Çdo moment që kalon, përmbytja në qytetin bregdetar vazhdon të pushtojë sipërfaqe toke dhe biznese.

Në lidhje me situatën ka reaguar kryebashkiaku, Ermal Dredha, i cili kërkon nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të kërkojnë ndihmë.

Reagimi i kryebashkiakut Ermal Dredha:

Situata vijon të jetë kritike ! Bëni kujdes me lëvizjet, kontaktoni në numrat e emergjencave të cilat të janë të publikuara në faqet zyrtare të bashkisë Vlorë.

 Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ????️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:

✅ EMERGJENCAT: ???? 128

Policia bashkiake: 033 404 404

Policia e shtetit 129

Ambulanca:127

✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq “bllokon” Shqipërinë! Stuhia përmbyti dhjetëra qytete në pak minuta

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Dita e sotme ka sjellë mot të keq në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar probleme serioze në disa qytete.

Vlorën e goditi stuhia më vonë, ku reshjet e dendura sollën përmbytje me nivele uji deri në 20-30 cm, e në disa zona deri në 50 cm. Lagjet më të prekura ishin Rilindja, biblioteka dhe zona e Skelës, ku shumë banesa dhe biznese u përmbytën. Po ashtu, qyteti mbeti pa energji elektrike.

Në Lushnje, niveli i ujit në rrugë kaloi 40 cm, duke bllokuar shumë mjete. Stuhia shkaktoi gjithashtu probleme në Lezhë, ku stacioni meteorologjik regjistroi mbi 45 mm shi, me përmbytje në lagjen 11 Janari.

Situata në Shkodër ishte më e lehtë, me stuhinë që zgjati rreth 20 minuta, ndërsa në Bulqizë, uji vërshoi rrugët pas reshjeve të rënda.

Durrësi përballet gjithashtu me vështirësi në rrugë, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve. Moti i keq ka pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes nga shoferët dhe këmbësorët gjatë lëvizjeve të tyre. Në Tiranë, një pemë e mbjellë rreth viteve ’70 është rrëzuar në zonën e Ish-Bllokut si pasojë e lagështirës, duke bllokuar rrugën, por pa shkaktuar lëndime.

Për shkak të reshjeve të para pas një periudhe të gjatë thatësire, disa rrugë në qytete janë mbuluar me ujë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, sidomos në bulevardet kryesore.

Si pasojë e këtyre kushteve, dhjetëra mjete kanë pësuar dëme, kryesisht nga djegia e motorëve. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të japin udhëzime për sigurimin e qarkullimit.

5 MUAJ ME PARE

Situata e rëndë në Vlorë nga përmbytjet, MM dërgon varka dhe motopompa

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu. Sipas tij, pas përkeqësimit të situatës Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut.

‘Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim’, shkruan ministri Pirro Vengu.

5 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Rrëzohet pema në zonën e ish-bllokut, dëmtohet një makine

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar probleme edhe në kryeqytet.

Në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, një pemë është rrëzuar.

Pema ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut.

Nga rrezimi i saj eshte demtuar nje makine, sic edhe shikohet ne foto. 

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike nga përmbytjet, qyteti nën ujë dhe pa energji energji elektrike

VIDEO/ Uji rrëmben një grua në Vlorë, situata dramatike.

Reshjet e shumta të shiut në të gjithë Shqipërinë kanë sjellë probleme të mëdha.

Por situata më dramatike duket në Vlorë, ku uji ka pushtuar gjithë qytetin, ku mungon energjia elektrike dhe rrugët janë të bllokuar, ndërsa qindra njerëz kanë mbetur të izoluar nëpër bizneset e tyre.

Por në zonën e Topanës në qytetin bregdetar uji ka formuar një rrjedhë të fuqishme, duke marrë me vete dhe një grua. Siç edhe duket në pamjet e bëra publike në rrjet nga JOQ, një grua rrëmbehet nga uji, e cila edhe pse mundohet të kapet diku, rrjedha e fortë e ujit e merr me vete.

Ndërkaq në hyrje të Vlorë, qindra makina janë bllokuar nga uji, duke krijuar një situatë kaotike.

I gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, ku në zona të ndryshme thellësia shkon edhe deri në 1 metër.

Reshjet kanë përmbytur rrugët, biznese dhe godinën tek pediatria.

Të përmbytura janë; Sheshi i Flamurit, rruga Isa Boletini dhe akset lidhëse bulevard –Transballkanike.

Bizneset kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar çdo gjë që gjen para.





Poll