Çfarë do të gjeni në brendësi
Një polic mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni policor në fshatin Lozhan të Maliqit. Autori i vrasjes së Enea Mekollit dhe plagosjes së kolegut të tij, Edison Adri, është ish-ushtaraku me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari. Policia e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtorisë vendore Korçë në lidhje me respektimin e procedurave të ooperacionit.
Numër i pakët efektivë policie në aksionin e Lozhanit dhe pa antiplumb?/ Hita: Kallashnikovi çau tejpërtej jelekun, po hetohet procedura e kryerjes së operacionit policor

Policia e Shtetit ka nisur hetimin ndaj drejtorisë vendore të Policisë së Korçës mbi procedurat e kryera sot gjatë aksionit në Lozhan për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari.
Në një konferencë për mediat, Hita tha se gjithashtu, gjatë hetimit do të kërkohet arsyeja pse policia e Korçës nuk kërkoi ndihmë për forca të shtuara nga RENEA dhe forcat speciale të Korçës.
“Mëngjesin e sotëm, drejtoria e policisë vendore Korçë ka shkuar në zonën e Lozhanit për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit humbi jetën një polic shembullor dhe u plagos një tjetër.
Kam kërkuar nisjen e hetimit për respektimin e procedurave standarde dhe arsyen pse drejtoria vendore Korcë nuk ka kërkuar ndihmë si nga RENEA dhe forcat speciale të Korçës”, tha Hita.
I pyetur se nëse, efektivët e policisë që morën pjesë në aksion, ishin pajisur me antiplumb, Hita tha se të gjithë forcat e policisë kishin jelek antiplumb por arma e kallashnikovit që përdori autori i vrasjes së Enea Mekollit, çau tejpërtej jelekun e policit të ndjerë.
I pyetur për numrin e pakët të efektivëve blu që morën pjesë në aksion, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, hodhi poshtë zërat se gjatë operacionit policor kanë qenë 6 forca të "Shqiponja-s".
Ai tha se në operacion morën pjesë 40 forca policie.
“Nuk ishim në dijeni. Nëse do të ishte kërkuar një shqyrtim i plotë i të gjithë rastit, patjetër që do të ishin marrë masa më të forta.
Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të trajnuar sipas ligjeve dhe procedurave në fuqi. Në këtë rast kanë qenë të angazhuara strukturat më të specializuara, forcat ‘Shqiponja’, të cilat kishin për detyrë realizimin e operacionit.
Kanë qenë 40 efektivë policie në terren dhe të gjithë ishin të pajisur me jelekë antiplumb, sipas standardeve që kërkon një operacion i tillë.
Megjithatë, arma kallashnikov e përdorur nga autori ka depërtuar tejpërtej jelekut antiplumb. Para nisjes së operacionit është kryer edhe instruktazhi i nevojshëm për të gjithë efektivëtu nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, pas informacioneve se ai fshihej në një stan në zonën malore të Lozhanit në Maliq", tha Hita.
Tragjedia e sotme në Lozhan ndodhi midis intervalit kohor 03:00-04:00 e mëngjesit ku forcat e policisë së Korçës i kërkuan Violand Braçellarit të dorëzohej, por ai qëlloi me kallashnikov duke lënë të vdekur me plumb në kokë efektivin Enea Mekolli.
Nga breshëria mbeti i plagosur dhe kolegu i tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë. Këto janë momentet e dhimbshme kur polici transportohet me helikopter nga Korca drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur dhe autori i krimit, Violand Braçellari me dy plumba në bark, jashtë rrezikut për jetën.Versus.al
Vrasja e policit Enea Mekolli dhe plagosja e një efektivi tjetër, Hita dhe Lamallari konferencë para mediave

Pas ngjarjes së rëndë të Lozhanit, ku mbeti i vdekur gjatë një operacioni policor, efektivi Enea Mekolli, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dolën pasditën e sotme në një konferencë për mediat.
Hita tha se autori i shpallur në kërkim Violand Braçellari qëlloi drejt policisë duke lënë të vdekur Mekollin dhe të plagosur 36-vjeçarin Edison Adri.
Sipas tij, operacioni për arrestimin e Braçellarit u zhvillua nga policia e Korçës e cila nuk kërkoi ndihmë për shtim të forcave të policisë.
Kanë qenë 40 forca policie dhe të veshur me jelekë antiplumb, por kallashnikovi ka çarë tejpërtej jelekun.
Për këtë tha Hita do të kryhet një analizë e ngjarjes.
Fjala e plotë
“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në Malin Bode, Bashkia Maliq, për kapjen e këtij shtetasi.
Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar stanin ku dyshohej se fshihej shtetasi në kërkim, konkretisht Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit, të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë, dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, Inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur, punonjësi i Policisë, Inspektor Edison Adri, 36 vjeç, të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.
“Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar”, tha Hita.
“Për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, gjatë viteve të fundit, ishin organizuar disa operacione policore, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me përfshirjen dhe të forcave speciale, por nuk kishin mundur të realizonin kapjen e tij”, vijoi kreu i Policisë.
“Në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur një hetim mbi zbatimin e procedurave standarde të punës për kapjen e shtetasit në kërkim, dhe pse Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nuk ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë në dispozicion Forcat Kombëtare të Sigurisë ose Repartin Special RENEA për të mundësuar kapjen e këtij personi”, theksoi Hita.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së kolegut tonë Enea Mekolli, dhe i uroj shërim sa më të shpejtë, kolegut Edison Adri.
Më tej, ai shtoi se, “akti heroik i sotëm përbën motivimin më të lartë për punonjësit e Policisë, për ta vijuar të palëkundur misionin e tyre, si dhe përbën apelin më të fortë për qytetarët për t’i mbështetur dhe vlerësuar më shumë punonjësit e Policisë, sepse janë ata që për sigurinë e qytetareve, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, edhe më të shtrenjtën dhe më sublimen, jetën, ndërsa për ata që guxojnë të sulmojë punonjësit e Policisë, mesazhi i vetëm është përgjigjja e merituar sipas ligjit.
I garantoj qytetarët, se asnjë ngjarje, sado e rëndë dhe me pasoja, qoftë dhe për jetën e pjesëtarëve të radhëve tona, nuk do ta përkulë kurrë uniformën e Policisë së Shtetit, para krimit.
Gjaku i Eneas, gjaku i Dëshmorëve të Policisë, nuk do të harrohet kurrë”, përfundoi Hita, i cili tha se po kryhen po kryhen procedurat për shpalljen “Dëshmor i atdheut”
Efektivi i plagosur nga operacioni në Maliq iu nënshtrua një operacioni tek Trauma, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Efektivi i policisë, Edison Adri i cili mbeti i plagosur në krye të detyrës, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në pjesën e nofullës.
Fatmirësisht, pas operacionit, gjendja e policit paraqitet stabël dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.
Nga ana tjetër, po te Trauma po merr trajtim mjekësor edhe autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Violand Braçellari.
Sipas të njëjtave burime, Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të qëndrojë i shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm për plagët e marra gjatë përplasjes.
Mësohet se autori i vrasjes së policit Enea Mekolli, Violand Braçellari, është parë dje në Lozhan duke bërë xhiro.
Blutë janë informuar se nga fshati Lozhan, 43-vjeçari ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Aksioni i policisë u zhvillua në orët e para të mëngjesit, mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Efektivët mbërritën në stanin ku dyshohej se fshihej Braçellari dhe nisën procedurat për arrestimin e tij. Mirëpo, operacioni mori një kthesë fatale në vetëm pak minuta dhe përfundoi me vdekjen e Enea Mekollit dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.
Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, në aksion kanë marrë pjesë një numër i pakët efektivësh, vetëm 6 policë të shqiponjave.
Ndaj autorit është vendosur masë e rreptë sigurie nga efektivët e policisë në ambientet e spitalit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik.Versus.al
I biri vrau policin gjatë aksionit, shoqërohet në policinë e Korçës nëna e kriminelit Violand Braçellari

Shoqërohet në polici nëna e kriminelit Violand Braçellari që qëlloi për vdekje policin Enea Mekolli, mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni policor në Lozhan të Korçës.
Braçellari, i shpallur në kërkim nga policia u vu në pranga, ndërsa nëna e tij po meret në pyetje nga grupi i hetimit.
I shumëkërkuari ishte brenda në stan në Lozhan të Maliqit kur policia e rrethoi dhe i bëri thirrje për tu dorëzuar.
Ai refuzoi dhe hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të efektivëve ku la të vdekur në vend me plumb në kokë Enena Mekollin 34 vjeç ndërsa plagosi kolegun e tij në pjesën e nofullës, Edison Adri 36 vjeç.
Autori u neutralizua me 3 plumba, 1 në bark e 2 në duar ndërsa u arrestua dhe u dërgua në spitalin e Korçës nga ku u nis më pas me ambulancë drejt Traumës.
Efektivi Edison Adri u nis gjithashtu drejt Traumës me helikopter ushtarak i intubuar.
Që prej vitit 2017, Bracellari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi gjykata e kishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ai konsiderohej personazh me rrezikshmëri të lartë në Maliq për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale dhe për shkak të formimit të tij si ish-ushtarak.Versus.al
Tragjedia e Lozhanit/ Njëri djalë vdiq nga leuçemia, Enea nga plumbat e kriminelit, familja Mekolli “zhytet” në dhimbje. Të 2 djemtë ishin efektivë policie

Familja Mekolli në Lozhan është në zi pasi humbi mëngjesin e sotëm gjatë kryerjes së detyrës, djalin e saj 34-vjeçar, babai i një të mituri.
Dhimbja për humbjen e Eneas është e madhe, por duket se fatkeqësia e ka goditur dy herë këtë familje, në mënyrë të pamëshirshme.
Sic mësohet nga informacionet në fshat, kjo është humbja e dytë e rëndë për prindërit e Eneas, pasi vite më parë, një djalë, edhe ai efektiv policie humbi jetën si pasojë e sëmundjes së leuçemisë.
Enea Mekolli, vetëm 34-vjeç, babai i një vogëlushi të vogël, ra sot dëshmor i atdheut në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Në përpjekje për të vënë në pranga një të arratisur nga drejtësia, plumbat i morën jetën policit 34-vjeçar, duke i prerë në mes ëndrrat dhe jetën që kishte përpara.Versus.al
Operacioni fatkeq në Maliq, del FOTO e policit që u vra dhe kolegut të plagosur
Versus.al ka siguruar fotot e policit që u vra në Maliq, Enea Mekolli dhe kolegut të tij Edison Adri i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e personazhit të rrezikshëm Violand Bracellari.
Ky i fundit mbeti i plagosur edhe vetë nga përplasja me armë me efektivët e Shqiponjave.
Polici Edison Adri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore. Versus.al
Në kërkim prej 2017-ës, kush është ish-ushtaraku që vrau policin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër
Policia arrestoi 43 vjeçarin Violand Bracellari si autorin e vrasjes së efektivit Eena Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër, Edison Adri.
Që prej vitit 2017, Bracellari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi gjykata e kishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ai konsiderohej personazh me rrezikshmëri të lartë në Maliq për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale dhe për shkak të formimit të tij si ish-ushtarak.
Në momentin e arrestimit, 43 vjeçari u gjet i plagosur si pasojë e përplasjes me armë me efektivët e shqiponjave. Versus.al
Tronditet Maliqi, ish-ushtaraku në kërkim, vret një polic dhe plagos një tjetër

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit ku gjatë një operacioni policor, një ish-ushtarak i shpallur në kërkim ka qëlluar për vdekje një polic dhe ka lënë të plagosur një tjetër.
Edhe vetë autori i dyshuar, Violand Bracellari ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. I vrarë ka mbetur polici Enea Mekolli. Ndërsa efektivi i plagosur i forcave Shqiponja, Edison Adri u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës. Bracellari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 dhe konsiderohej si personazh tejet i rrezikshëm për shkak edhe të formimit të tij si ish-ushtarak.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Versus.al

