MAGAZINË /

Katastrofë për Juventus, ''Zonja e vjetër'' mbetet jashtë Champions League

Kualifikimi i Juventus mbetet tejet i vështirë, pothuajse ''i pamundur'' me formën që po kalojnë bardhezinjtë.

Shkruar nga Versus

Katastrofë për Juventus, ''Zonja e vjetër''

Juventusi u shokua në stadiumin e vetë ku u mposht me rezultatin 0:2 nga Fiorentina.

Bardhezinjve u duhej me patjetër fitorja në këtë ndeshje, të cilën e nisën mirë me sulm dhe presion të vazhdueshëm ndaj miqve.

Megjithatë Fiorentina kaloi në epërsi me golin e Cheer Ndour që shënoi për 0-1 në minutën e 34-të.

Me epërsinë e mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para.

Edhe në pjesën e dytë Zonja e Vjetër u hodh e gjitha në sulm,derisa u anulua goli i Dusan Vlahovic pas asistimit të Edon Zhegrovës pas intervenimit të VAR.

Kur pritej goli i barazimit nga vendasit, ishte Ronald Mandragora që shënoi një gol spektakolar për 0-2.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Juventusi pësoi humbje 0-2,duke i vështirësuar punët vetës për Ligën e Kampionëve.

Juventus tani ka zbritur në pozitën e gjashtë me 68 pikë, dy më pak se Milani i vendit të tretë dhe Roma e vendit të katërt.  Versus.al

Poll