
TIRANË – Disa ditë pas triumfit të madh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Selin Bollati ka "pushtuar" rrjetet sociale me një reagim që ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve. Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania nuk ka zgjedhur thjesht një postim të rëndomtë, por një letër të hapur plot mirënjohje, duke e cilësuar rrugëtimin e saj 120-ditor si një "përballje të egër me veten".
View this post on Instagram
"Nga 19 dhjetori në 18 prill: Një Selin e vërtetë 24/7"
Selini ka treguar se përtej mureve të shtëpisë, lufta më e madhe ishte ajo brenda saj. "Udhëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes," shkruan ajo, duke theksuar se qëndroi besnike ndaj natyrës së saj pa asnjë maskë, nga dita e parë deri në sekondën e fundit të fitores.
Publiku, "familja e dytë" e fitueses
Në rreshtat e saj, Selin nuk kursen dashurinë për fansat, të cilët i quan dritën që i dha shpirt rrugëtimit të saj. Sipas saj, suksesi nuk matet me trofeun, por me "zemrat që preku" gjatë kësaj eksperience intensive.
Mirënjohje "VIP" për arkitektët e suksesit
Postimi ka shërbyer edhe si një falënderim publik për emrat kryesorë që i dhanë dorën në këtë industri: Sara Hoxhen, Selini e cilëson si shembullin e gruas luftarake që i hapi derën e mundësive. Ledion Liçomn e cilëson "The Greatest Showman", zëri i të cilit i dha kuptim emocioneve të saj në netët e vështira.
Arbër Hajdari & Monika Kryemadhi për fituesen e BBVA-së janë hallkat që plotësuan zinxhirin e saj drejt suksesit.

