MAGAZINË /

7 ekipet nga trojet shqipfolëse njohin rivalët e turit të dytë në Conference League

Nga skuadrat e Superiores, vetëm Partizani kaloi turin e parë. Të kuqtë do të luajnë me gjeorgjianët e Iberias, ndërsa Egnatian e pret sfida me islandezët e Vikingur Rekjavik. Nga ekipet e Superligës së Kosovës, në Islandë do të luajë edhe Drita. Skuadra nga Gjilani sifdon Breidablik-un. Ballkani do të luajë kundër maltezëve të Hamrun, ndërsa Llapin e pret sfida me danezët e Brondbi.

Shkruar nga Versus

7 ekipet nga trojet shqipfolëse njohin rivalët e turit të

Nga 11 skuadra nga të gjitha trojet të angazhuara në tre kupat europiane, në garë mbetën vetëm 7 ekipe shqiptare. Të gjitha do të luajnë në Conference League.

Egnatia kampione e Shqipërisë, Ballkani kampion i Kosovës, Deçiçi kampion i Malit të Zi dhe Struga kampione e Maqedonisë së Veriut u mposhtën në Champions dhe zbritën në nivelin e tretë të arenës ndërkombëtare.

Nga skuadrat e Superiores, vetëm Partizani kaloi turin e parë. Të kuqtë do të luajnë me gjeorgjianët e Iberias, ndërsa Egnatian e pret sfida me islandezët e Vikingur Rekjavik.

Nga ekipet e Superligës së Kosovës, në Islandë do të luajë edhe Drita. Skuadra nga Gjilani sifdon Breidablik-un. Ballkani do të luajë kundër maltezëve të Hamrun, ndërsa Llapin e pret sfida me danezët e Brondbi.

Deçiçi, skuadra shqiptare nga Tuzi që fitoi titullin në Malin e Zi do të luajë në turin e dytë të Conference League kundër gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Ndërkohë, Struga, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut do të ndeshet me armenët e Pyunik Yerevan.

Përballjet e para në turin e dytë të Conference League do të luhen të enjten e ardhshme, më 25 korrik. Ndërkohë, ndeshjet e kthimit janë parashikuar të zhvillohen në datën 1 gusht.

Turi i dytë i Conference League

Iberia 1999-Partizani

Vikingur Reykjavik-Egnatia

Breiðablik-Drita Gjilan

Ballkani Suharekë-Hamrun Spartans

Brøndby-Llapi Podujevë

Dinamo Batumi - Decic Tuz

Struga- Pyunik Yerevan

 

Poll