MAGAZINË /

A është mirëkuptuar nga Egla Ceno? I grisi me revoltë foton, flet Cubi Metkaj: Nuk e kam takuar, por...

E ftuar në “Top Arena” Metkaj zbuloi se e kanë tradhtuar në lidhjen e saj romantike, ndërsa ka folur dhe për Egla Cenon, fituesen e BBV3  të cilën e imitoi në spektaklin Portokali dhe i grisi foton teksa ishte e ftuara në “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, duke u shprehur se është njeriu më problematik në “Big Brother”, shumë arrogante dhe bën moral.

Shkruar nga B.SH
A është mirëkuptuar nga Egla Ceno? I grisi me revoltë foton,
Cubi Metkaj në momentin duke grisur foton e Egla Cenos

Aktorja e humorit Cubi Metkaj iu është përgjigjur disa pyetjeve pikante , disa prej tyre edhe për jetën personale.

E ftuar në “Top Arena” Metkaj zbuloi se e kanë tradhtuar në lidhjen e saj romantike, ndërsa ka folur dhe për Egla Cenon, fituesen e BBV3  të cilën e imitoi në spektaklin Portokali dhe i grisi foton teksa ishte e ftuara në “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, duke u shprehur se është njeriu më problematik në “Big Brother”, shumë arrogante dhe bën moral.

A të ka përgëzuar Egla për rolin?

Cubi: Nuk e kam takuar por më thanë që e kishte pëlqyer, e kishte mirëkuptuar edhe grisjen e fotografisë

Ke tradhtuar apo të kanë tradhtuar?

Cubi: Më kanë tradhtuar moj motër

Në shfaqen tënde me Amos Zaharinë, e ke tradhtuar ai po ti?

Cubi: Edhe në shfaqje më tradhtojnë, mua asnjëherë

Je e lidhur apo single?

Cubi: E zgjidhur… (qesh)

 

Poll