MAGAZINË /

"A është rrenë?", G Bani reagon pas daljes nga BBVIP: Nuk më besohej derisa fola me familjen

Shkruar nga Versus

"A është rrenë?", G Bani reagon pas daljes nga BBVIP:

Mbrëmjen e djeshme, G Bani u desh të linte rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania4 për shkak të një problemi shëndetësor që kishte pësuar i ati.

Këngëtari u përlot, ndërsa u kërkoi falje të gjithë banorëve me të cilët kishte patur konflikte. Megjithatë dalja e tij ngjalli shumë diskutime për shkak se në momentin kur u largua së bashku me Ledionin menjëherë e pyeti këtë të fundit nëse ishte gënjeshtër për ta nxjerrë nga spektakli.

"A është rrenë?", G Bani reagon pas daljes nga BBVIP:

Vetë G Bani reagoi pak momente më pas me një status të publikuar në rrjetet sociale ku shprehet se nuk ishte gënjeshtër dhe se nuk kishte ndërmend të postonte fotot të të atit në momente aq të vështira për të. Ndërsa më tej shprehet se nuk ka asnjë mëri me banorët me të cilët kishte patur edhe debate herë pas here. Versus.al

 



Poll