MAGAZINË /

A i ka marrë 100 mijë € dhe a do të jetë pjesë e ‘Porokallisë’? Egla shuan kuriozitetet e ndjekësve

Aktorja tregon se nuk akoma nuk e ka marrë 100 mijëshen e Big-ut. Ajo nuk do të jetë pjesë e Portokallisë pasi e ka provuar njëherë dhe nuk i pëlqen

Shkruar nga Versus
A i ka marrë 100 mijë € dhe a do të jetë pjesë e
Egla Ceno

Në një video-live me ndjekësit e saj në rrjete sociale, fituesja e BBV3 ka folur gjatë ku ka shuar disa kuriozitete të ndjekësve.

Ndër të tjera ka treguar se ende nuk e ka marrë çmimin e madh të BBV, pasi sipas saj as nuk ka kontaktuar dhe s’është kontaktuar nga askush.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Kur ta marr do të them, por nuk e kam marrë. Janë me pushime, s’kam kontaktuar dhe s’më ka kontaktuar njeri” - tregoi aktorja.

Nga ana tjetër, ajo ka folur edhe për programin e humorit “Portokalli” ku ka treguar se nuk do të kthehej të punonte atje, pasi nuk i pëlqen.

“Nuk më intereson “Portokallia”. E kam provuar një sezon, e bëra qejfin tim por nuk dua te vazhdoj te portokalli. Nuk më pëlqen.”

 

Tags:

egla ceno

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: