
Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP3, Egla Ceno ka pësuar një incidente gjatë mbrëmjes së djeshme, para nisjes së “Post Big Brother”.
Moderatori Ledion Liço njoftoi se aktorja ishte rrëzuar ndërsa kjo e fundit ka thënë se kishte dhimbje në njërën këmbë.
“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”, është shprehur Egla.

Mësohet se Egla është rrëzuar nga shkallët dhe pas përfundimit të emisionit, u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore paraqitet e mirë. Versus.al








