
Pas daljes nga qëndrimi 100 ditor në “Big Brother VIP Albania”, regjisori Aldo Marku ka zgjedhur të flasë pa filtra.
I ftuar në “Big Brother Radio”, ai komentoi me tone të ashpra disa nga banorët dhe dinamikat brenda shtëpisë, duke mos i kursyer kritikat dhe analizat e sinqerta mbi lojën e tyre.
Ndër komentet më të forta ishte ai për Valbona Mhillin, për të cilën Aldo nuk la vend për dyshime rreth mendimit të tij:
“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës,” – tha ai.
Duke folur për Laertin, Aldo vlerësoi inteligjencën e tij, por u shpreh se loja e aktorit nuk ka pasur peshë të vërtetë:
“Laerti për mua është më inteligjenti aty – më me bagazh dhe më dinaku. Por loja e tij nuk vlen. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje.”








