Trajneri italian Carlo Ancelotti ka publikuar formacionin e Real Madrid në ndeshjen për trofeun e Champions League përballë Dortmund.
Verdhezinjtë të cilët e kanë fituar vetëm një herë në histori trofeun më të rëndësishëm europian, mbrëmjen e sotme do të kërkojnë të përsërisin fitoren historike ndaj Juventus në vitin 1997 pikërisht në Uembley.
Duke mos u trembur nga verdhezinjtë, Ancelotti ka publikuar formacionin rreth 2 orë para sfidës së shumëpritur.
Kështu rreshtimi është ai i zakonshmi 4-3-1-2, ku në portë ashtu siç kishte premtuar tekniku italian është rikthyer Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e kapiteni Nacho. Mesfusha me tre përbëhet nga Valverde, Camavinga e Toni Kroos, ndërsa në sulm janë tre “yjet”, Jude Bellingham, Rodrygo e Vinicius Junior. Ndërsa Luka Modriç është lënë në stol. Versus.al








