MAGAZINË /

Biseda me Florin që përloti Mateon në BBVA, u përmend Ildi Pajtoni

Një batutë gjatë një bisede me Florin preku një plagë të hapur për Mateon në “Big Brother VIP Albania”, duke e bërë atë të shpërthente në lot. Përmendja e Ildi Pajtonit, mikut të ndjerë të tij, solli momente të forta emocionale brenda shtëpisë.

Shkruar nga Versus
Biseda me Florin që përloti Mateon në BBVA, u përmend Ildi
Mateo Borri dhe Florjan Alla

Një bisedë e nisur me humor mes Mateo Borrit dhe Florjan Allës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” u kthye papritur në një moment emocional dhe të tensionuar.

Diskutimi filloi rreth palestrës, kur Flori, në kuadër të shakasë, iu drejtua Mateos duke thënë se kishte bërë palestër shumë kohë më parë dhe ironizoi me fjalët “shitet palestra me gjithë girat”.

Reagimi i Mateos ishte i menjëhershëm, duke theksuar se palestra ku ai punon “nuk ka për t’u shitur kurrë”.

Situata u acarua kur Flori, sërish në kuadër të humorit, përmendi pronarin e palestrës. Kjo e nervozoi Mateon, i cili i kërkoi disa herë që të mos e përmendte më, duke e paralajmëruar se do t’ia shpjegonte arsyen në privat.

Pak më vonë, Mateo shpërtheu në lot, ndërsa Flori kërkoi ndjesë dhe sqaroi para tij dhe banorëve të tjerë se nuk kishte asnjë qëllim të keq apo provokues.

Palestra ku punon Mateo është në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu që humbi jetën në një aksident tragjik me motor më 25 korrik 2024.

Amarildo dhe Mateo kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e emrit të tij, edhe pa qëllim, preku një dhimbje ende të freskët për banorin e BBVA.

Poll