MAGAZINË /

'Black Strat' i David Gilmour bëhet kitara me çmimin më "astronomik" të shitur ndonjëherë në ankand

Fender Stratocaster i zi u shit për një çmim marramendës prej 14.55 milionë dollarësh - U përdor gjatë regjistrimit të albumeve klasike 'The Dark Side Of The Moon' (1973), 'Wish You Were Here' (1975), 'Animals' (1977) dhe 'The Wall' (1979)

Shkruar nga Versus

'Black Strat' i David Gilmour bëhet kitara me çmimin

Kitara legjendare Black Strat e David Gilmour është bërë kitara më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

Ish- anëtari i Pink Floyd e përdori modelin gjatë regjistrimit të albumeve klasike të grupit The Dark Side Of The Moon (1973), Wish You Were Here (1975), Animals (1977) dhe The Wall (1979).

Kitaristi, këngëtari dhe kompozitori britanik luajti në Fender Stratocaster të zi – në solon e tij në këngën “Comfortably Numb” nga albumi i fundit, si dhe kur shkroi këngët “Money” dhe “Shine On You Crazy Diamond”.

'Black Strat' i David Gilmour bëhet kitara me çmimin

“Black Strat” u shit për një shumë marramendëse prej 14.55 milionë dollarësh në ankandin “Jim Irsay Collection” të Christie’s në Nju Jork të enjten, sipas Rolling Stone.

Përpara ankandit, kitara pritej të shiste midis 2 dhe 4 milionë dollarëve.

Tani është kitara më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, duke tejkaluar çmimin prej 6 milionë dollarësh të kitarës akustike që Kurt Cobain luajti në MTV Unplugged të Nirvana në vitin 1993. Kitara e rrallë Martin D-18E e Cobain u dhurua më vonë Kolegjit Mbretëror të Muzikës në Londër në fund të vitit të kaluar.

'Black Strat' i David Gilmour bëhet kitara me çmimin

Poll