
Një moment i zjarrtë ka ndodhur mes Selin dhe DJ Gimbo në shtëpinë më të famshme të momentit, të Big Brother Vip Albania.
Selin i ka rrëfyer DJ Gimbos se për atë ka qenë pëlqim me shikim të parë që kur ai hyri në shtëpinë e BBVA për herë të parë dhe se kishte menduar se, sikur pak t’ia "varte", diçka mund të lindte mes tyre.
View this post on Instagram
Reagimi i Gimbos ishte epik: pa humbur kohë, ai e mbyti Selin me puthje, pas këtij rrëfimi, ndërkohë që dy banorët të cilët po shijojnë një romancë mes tyre, ata kanë folur dhe për skenarët që mund të ndodhin në rast se Gimbo del të martën nga loja dhe ridimensionimin e raportit jashtë shtëpisë së BBVA-së.
Nga ana tjetër banorët e tjerë: Miri, Edisa e Juela u përplasën ashpër me Mateo-n për nomimin kokë më kokë mes Brikenes dhe Gimbos.
View this post on Instagram
Ata e akuzuan Mateon nuk po bën asgjë për të mbrojtur "gruan e ardhshme" të jetës së tij, duke lënë të hapur rrugën për skenarët më dramatikë. “Nëse kjo ndodh dhe ajo del nga shtëpia, ka shumë mundësi që nuk do të flasë më kurrë me ty,” i thanë ata, duke paralajmëruar se historia e tij dashurore mund të përfundojë pa një fund të lumtur.
View this post on Instagram
Sytë e banorëve mbeten të fokusuar tek Mateo, i cili duhet të vendosë mes zemrës dhe strategjisë së lojës.
Tensioni në shtëpi po rritet nga ora në orë...

