MAGAZINË /

Broja luajti 20 minuta kundër Cityt, sulmuesi shqiptar vlerësohet më lart se Haaland

Shkruar nga Versus

Broja luajti 20 minuta kundër Cityt, sulmuesi shqiptar vlerësohet

Armando Broja luajti edhe në ndeshjen e radhës së Evertonit, kundër kampionëve të Manchester City në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70, por edhe pse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente të mira, ku me fizikun e tij la gjurmë.

Pas ndeshjes, “Daily Mail Sport” i dha notën 6 Armando Brojës, duke ia kaluar kështu edhe bomberit të City-t, Erlind Haaland, i cili u vlerësua me notën 5.

Poll