MAGAZINË /

Burri kapet me 100 gjarpërinj të gjallë të fshehur në pantallona

Oficerët doganorë zbuluan se xhepat e pantallonave që mbante pasagjeri ishin të mbushura me 6 qese dhe të mbyllura me shirit. Në çdo qese u gjeten gjarpërinj të gjallë në disa lloje, forma, madhësi dhe ngjyrë”.

Shkruar nga Versus

Burri kapet me 100 gjarpërinj të gjallë të fshehur në

Një burrë u kap duke u tentuar të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në Kinën kontinentale. Ai i kishte futur zvarranikët nëpër pantallonat e tij, sipas autoriteteve doganore të vendit.

Udhëtari i paidentifikuar u ndalua nga oficerët doganore, teksa kërkonte të dilte nga Hong Kongu dhe në qytetin kufitar të Shenzhen, tha Dogana e Kinës në një deklaratë për mediat, njoftojnë mediat e huaja.

“Pas inspektimit, oficerët doganorë zbuluan se xhepat e pantallonave që mbante pasagjeri ishin të mbushura me gjashtë qese dhe të mbyllura me shirit”, thuhet në deklaratë.

“Pasi u hap, çdo qese u gjet se përmban gjarpërinj të gjallë në të gjitha llojet e formave, madhësive dhe ngjyrave”.

Kina është një nga qendrat më të mëdha të trafikut të kafshëve në botë, por autoritetet kanë goditur tregtinë e paligjshme vitet e fundit.

 

Poll