Një dado 28-vjeçare , e cila punonte si praktikante për një biznesmen 35-vjeçar në SHBA, i janw dhwnw 2.78 milionë dollarë dëmshpërblim pasi punëdhënësi regjistroi momentet e saj private, duke përdorur një kamerë të fshehur në një detektor tymi.
Një gjykatë në Manhattan ka vendosur që Michael Esposito dhe gruaja e tij Danielle do të duhet të paguajnë 780,000 dollarë për abuzim emocional ndaj Kelly Andrade nga Kolumbia, ndërsa vetë Esposito do të duhet të paguajë 2 milionë dollarë të tjerë.
Vendimi erdhi pas një padie të ngritur në vitin 2021 nga dadoja 28-vjeçare, pasi ajo zbuloi kamerën e fshehur në dhomën e saj të gjumit në shtëpinë e tyre në Staten Island.
Në atë kohë, dadoja nga Kolumbia kishte denoncuar në polici se Esposito kishte tentuar të hynte në dhomën e saj kur kuptoi se ai ishte e zhveshur.
28-vjeçarja shpjegoi në deklaratat e saj se familja Esposito i kishte dhënë një dhomë për të qëndruar ndërsa ajo ndihmonte në rritjen e fëmijëve të tyre.
Mirëpo, kur e pa 38-vjeçarin duke rregulluar detektorin e tymit më shpesh sesa pritej, dyshoi se diçka nuk shkonte. Kështu, tre javë pasi u punësua ajo zbuloi kamerën e fshehtë.
Sipas padisë së 28-vjeçares, kamera e fshehtë ka regjistruar qindra momente të saj ose gjysmë të zhveshur ose krejtësisht të zhveshur.







