MAGAZINË /

Dedikim për vogëlushen që vjen në jetë, Bardhi: Emrin e vajzës, e zbuloj te kënga

Teksa është në pritje të vajzës së tij me Sara Gjordenin, Bardhi zbuloi se kishte bërë një këngë për vogëlushen emrin e së cilës mund ta përmendë aty.

Shkruar nga Versus
Dedikim për vogëlushen që vjen në jetë, Bardhi: Emrin e
Sara dhe Bardhi

Këngëtari Bardhi Idrizi ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka rrëfyer se së shpejti do të publikojë një këngë të cilën ia ka dedikuar vajzës që pritet të vijë në jetë.

Ai zbuloi ndër të tjera edhe sesi po i duket jetesa në Tiranë.

“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket. Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia”, tha Bardhi.

Për emrin e vogëlushes e cila pritet të vijë në jetë së shpejti, Bardhi zbuloi vetëm se ishte me tre shkronja dhe se do e zbulojë te kënga.

“Kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni veshë, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh këngëtari. Versus.al

Poll