MAGAZINË /

Deklarata e Mozzik se Lotina është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë, vjen përgjigjia nga Loredana

Shkruar nga Versus
Deklarata e Mozzik se Lotina është gjëja më e mirë
Mozzik dhe Lotina, Loredana dhe vajza e saj Hana

Prej kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Të dy janë shfaqur vazhdimisht në pastime të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku shihen shumë pranë njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër reperi i Mozzik duket se e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana pasi është në një romancë të re me Lotina Hazirin, vajzën e deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri. Vetë Mozzik foli për të në një intervistë ku tha se partnerja e tij e re është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në 28 vite jetë.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër…Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, u shpreh Mozzik.

Ndërkohë pas deklaratave të ish-partnerit të saj, ka ardhur edhe “kundërpërgjigja” nga Loredana e cila ka postuar disa foto nga parterin e saj Karim duke treguar se është e lumtur me të. Në postimin e bërë ajo shkruan: Dashuri. Versus.al

 

Poll