MAGAZINË /

Dikur i quajti toksikë, sot i mbështet? Françeska flet për dashurinë e Romeos dhe Heidit

Edhe pas përfundimit të garës duket se lidhja mes çiftit vetëm sa është përforcuar

Shkruar nga M.H
Dikur i quajti toksikë, sot i mbështet? Françeska flet për
Françska Murati, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci

Çifti i njohur, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj nisën romancën e tyre gjatë kohës që ata ndodheshin në shtëpinë e BBVA3.

Mirëpo edhe pas përfundimit të garës lidhja midis tyre vetëm sa është përforcuar.

Këtë na e bëjnë vetë me dije me anë të postimeve në rrjete sociale, ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë dhe duket se po shfrytëzojnë çdo moment për të qëndruar afër njëri-tjetrit.

Së fundmi ata janë larguar me pushime, së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshajn duke dëshmuar kështu edhe raportet e mira që ata gëzojnë.

Përpos këtyre shumë ish-banorë të shtëpisë së BBV nuk kanë besuar në lidhjen e çiftit.

Një ndër to është edhe Françeska Murati, e cila asokohe shprehej se mes dyshes kishte vetëm një pëlqim dhe se ata ishin persona toksikë e nuk mund të kishin një dashuri të vërtetë.

Mirëpo me kalimin e kohës duket se ka ndryshuar edhe mendimi i ish-banores.

E pyetur nga një fanse në rrjetin social Instagram nëse ajo ka ende komunikim me Romeon dhe Heidin dhe se cili është mendimi i saj tani për dyshen, ajo shprehet:

“Më bëhet qejfi për ta që e kanë gjetur njëri-tjetrin. Ku ka gjë më të bukur se dashuria? I uroj vetëm më të mirat bashkë”.

Dikur i quajti toksikë, sot i mbështet? Françeska flet për/ Versus.al

Poll