MAGAZINË /

“Ditët e zeza të jetës time”/ Egli rrëqeth me deklaratën: Nuk doja të jetoja…

Banorja e Big Brother hapi zemrën duke rrëfyer detaje nga eksperienca e saj personale, teksa ka qenë në një udhëtim jashtë Shqipërisë dhe ka kaluar një moment tejet të vështirë.

Shkruar nga Versus

“Ditët e zeza të jetës time”/ Egli rrëqeth me

 

Dy prej konkurrenteve të këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë treguar se kanë vuajtur nga ataku i panikut. Bëhet fjalë për Eglin edhe Valbonën, të cilat kanë ndarë me njëra tjetrën çaste që për asnjërën nuk kanë qenë të lehta.

Egli ka treguar rrugëtimin e saj dhe konsultat që ka kryer me mjeken psikologe.

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend me merrte në telefon dhe më thoshte më merr kur të duash në telefon. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj".

Banorja e Big Brother, Egli Tako hapi zemrën duke rrëfyer detaje nga eksperienca e saj personale, teksa ka qenë në një udhëtim jashtë Shqipërisë dhe ka kaluar një moment tejet të vështirë.

"Më thotë të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil. I thashë nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua? Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja ti pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova tani u çmenda. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”,  ka treguar ndër të tjera Egli gjatë bisedës me konkurrenten tjetër të “Big Brother Vip”. /Versus.al/

Poll