MAGAZINË /

"Dua të dal urgjent nga Big Brother" / Shpërthen në lot Egli: "Gjesti mund t'i thotë Rizartës ato që nuk mi tha mua ..."

Reagimi i menjëhershëm i Eglit ka sjellë një përpjekje të Ledionit për qetësuar e për ta mbajtur brenda mureve e dinamikave të BBVA.   

Shkruar nga Versus

"Dua të dal urgjent nga Big Brother" / Shpërthen në lot

Ka shpërthyer në lot Egli Tako, duke kërkuar që të lërë urgjent shtëpinë e Big Brother, pasi Gjesti ka reaguar sërish duke hedhur poshtë ndjenjat e saj të deklaruara hapur tashmë. Reagimi i menjëhershëm i Eglit ka sjellë një përpjekje të Ledionit për qetësuar e për ta mbajtur brenda mureve e dinamikave të BBVA.     

"Dua të dal urgjent nga Big Brother" / Shpërthen në lot  

“Valixhja e tundimeve” vendosi Gjestin para zgjedhjeve të vështira, që krijuan shumë dinamika të reja. Në një nga zarfave, thuhej se ai nuk mund të flinte më me Eglin dhe duhet të zgjidhte një tjetër banor. Gjesti zgjodhi Rizartën dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Egli.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Egli: Jam shumë e ngarkuar. Nuk dua fare të flas këtu për gjërat që kam folur në dhomë të rrëfimit. As për pasojat e kësaj ngarkese. Kam kuptuar që unë nuk jam për ‘Big Brother’. Mund të më quani lojtare pa strategji pa qëllim. Kam ardhur të tregoj veten, jo të luaj me ndjenjat e të tjerëve, as të denigroj. Mund të më quani lojtare të dobët dhe e mirëpres me gjithë respektin e mundshëm. Unë e kam duartrokitur atë që Gjesti bën, sa i fortë është për të përballuar denigrmin. Sa i aftë është të nxjerrë maksimumin e provokimeve, që jep shpirtin për këtë lojë dhe e ka  treguar. Nuk heq asnjë pikë e presje nga kjo gjë. Ajo që unë mendo jse më bën pak ndryshe nga të tjerët, është koherenca dhe intutita. Pavarësisht se si mund t’i kem marrëdhëniet me dikë, i qëndroj gjërave që kam bërë dhe thënë.

Nuk besoj që do lindë histori dashurie e vërtetë mes Gjestit dhe Rizartës, por në mënyrë hipotetike parashikoj se, meqë flasim për lojë, unë nuk përfshihem këtu, e heq veten. Jam krenare se pavarësisht presonit që kam shprehur ndjenjat, jam shprehur e kujdesshme kur kam folur për Rizartën dhe kam thënë që shoh një interes të saj ndaj Gjestit. Zgjedh ta quaj vajzë të mirë e me vlera dhe nuk dua të them fjalë që nuk dua. Këto janë në kokën time dhe nuk mund t’i them. Edi ku do shkonte kjo gjëja nga të gjitha gjërat kam parë. Unë ia kam thënë Gjestit këtë gjë që kam parë dhe e dija se Gjesti mund të luante me këtë gjë, por unëdo isha në dijeni.

Sa i përket Gjestit, janë shumë afër dhe me moshën me njëri-tjetrin, e dija që ai do luante në një  moment. Por, kishte mundësinë të luante me Rizartën apo dikë tjetër, nga mëngjesi apo në darkë, por të mos e fuste në krevatin ku fle me mua. Nëse do ishte Ola, Unë e di që nuk do isha më e befasuar.

Poll