MAGAZINË /

"Duhet të flasim", Hansi Flick pranon problemet tek Barcelona pas rezultatit "të turpshëm"

Duke parë ekipin modest përballë, Barcelona pati një paraqitje "të turpshme" pasi u shpëtua edhe nga VAR-i.

Shkruar nga Versus

"Duhet të flasim", Hansi Flick pranon problemet tek Barcelona pas

Barcelona barazoi mbrëmë 3-3 në ndeshjen me Brugge në Ligën e Kampioneve, në një ndeshje ku ajo u shfaq shumë e brishtë në mbrojtje. Trajneri i skuadrës, Hansi Flick në një intervistë pas ndeshjes foli për problemet e skuadrës së tij.

‘Nuk bëhet fjalë vetëm për t’u mbrojtur në prapavijë, por edhe në mesin e fushës-tha Flick-duhet që të jemi të kujdeshëm kur na krijojnë sulmet me një apo dy prekje. Nuk është e lehtë, aspak. Po, krijuam raste, por e vërteta është që ata bënë shumë mirë, ishin agresivë, kuptohet në kuptimin pozitiv të fjalës’

Për Hansi Flick një problem ishte edhe mungesa e presionit për të rimarrë në kontroll topin. 

Është e vërtetë që nuk ishim të aftë të ushtronim presing për topin, humbëm shumë duele, shumica në mesin e fushës dhe kjo ishte shumë e rëndësishme duke parë së përballë kishim lojtarë të shpejtë-vijoi Flick-bëhet fjalë për intensitet loje kur nuk kemi topin. Jam i sigurt se do të përmirësohemi’

Lamine Yamal ishte njeriu Ii ndeshjes për Barcelonën me dy golat e tij, njëri prej të cilëve solli në kujdesën e shumë personave Lionel Messin, por për Flick…

"Ne jemi një skuadër-tha Flick, "Është gjë e mirë që Lamine zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por ne duhet të flasim për shumë gjëra". Versus.al

Poll