Big Brother VIP Albania ka publikuar për herë të parë pamjet kur Gjesti është ngjitur në mur dhe është larguar nga shtëpia.
Kjo është një prej ngjarjeve që ka marrë vëmendje të madhe dhe pritet të diskutohet të shtunën në edicionin special të BBVIP Albania. Në videon e publikuar qartazi duket se ai nuk ka qenë vetëm në planin e bërë prej tij një ditë para se të tentonte "rrezikimin" siç ka cilësuar ai vetë në një bisedë me Eglin, e cila edhe kësaj rradhe nuk "zhgënjen"; ishte pranë Gjestit duke e ndihmuar e duke e parë ndërsa hidhej nga mbi 3 metra lartësi jashtë rrethimit të shtëpisë më të bujshme në vend.
Në shtëpinë e BBVA, prej disa ditësh bën hije një zarf i zi që pakkush mendon e beson se do të çojë në përjashtimin e Gjestit e Eglit nga loja...
Standardi i produksionit dhe respektimi i rregullave të formatit dhe të lojës marin përgjigje mbrëmjen e së shtunës...
Vieë this post on Instagram







