MAGAZINË /

'E kam profesion...;, plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeskës: Mbylle gojën

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati.

Shkruar nga Versus
'E kam profesion...;, plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës
Eriola Doçi, Françeska Murati

Një sherr ka plasur gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes dy ish-banoreve të “BBV”, Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Pjesë nga debati në studio:

Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar

Doçi: E kam profesion o shpirt.

Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.

Doçi: Boll! Boll më! Më lër rehat.

Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjalt nga goja…

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë

 

Poll