MAGAZINË /

E papritur/ Banori i “Big Brother” thyen kutinë e emergjencës. Ja arsyeja e fortë dhe penalizimi…

Një prej banorëve të “Big Brother Vip”, Aldo ka thyer këtë pasdite një prej kutive të emergjencës në shtëpi

Shkruar nga Versus

E papritur/ Banori i “Big Brother” thyen kutinë e

 

Një prej banorëve të “Big Brother Vip”, Aldo ka thyer këtë pasdite një prej kutive të emergjencës në shtëpi. Pas G-banit, i cili ishte i pari në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që ndërmorri këtë vendim dhe Valbonës e cila po ashtu theu një kuti emergjence gjatë një prime ku publiku kishte vendosur që të nxirrte nga shtëpia Jozin, Aldo është banori i tretë që I bashkohet listës.

“Në radhë të parë ju kërkoj ndjesë nëse mund të duket si diçka egoiste, por kam disa ditë që kam nevojë të shoh vajzën time. Për këtë arsye… ju kërkoj ndjesë sinqerisht. Besoj se nëse vjen nesër, nuk e di se kur vjen, do kem një çmallje”, tha Aldo pasi theu kutinë e emergjencës.

Ai humbi mundësinë për të fituar çmimine madh prej 100 mijë euro dhe pse mund të jetë pjesë e garës. Kjo sacrifice e tij vjen pasi kërkon të takojë vajzën e tij në një nga mbrëmjet e “Prime”.

Po ashtu krahas letrës në kuti ndodhej edhe një zarf, në të cilin Aldos i kërkohej një emër nga banorët e shtëpisë që ta dërgonte në nominim të përhershëm.

“Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo duke bërë zgjedhjen e tij./Versus.al/

Poll