Instagram-i ka rënë këtë të premte për shumë përdorues në SHBA, Britaninë e Madhe, disa pjesë të Europës, Azisë dhe Australi.
Problemi ka nisur rreth mesditës, ndërsa shkaku i ndërprerjes mbetet i panjohur, përdoruesit e Instagram-it kanë ndarë shqetësimet e tyre në rrjetin social X.
Meta, kompania që drejton Instagram-in, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi.
Ky problem ndodh vetëm disa ditë pas një tjetër ndërprerje të ngjashme që preku përdoruesit më 11 mars. Instagram, që ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj, është një nga platformat më të njohura, por duket se përjeton ndërprerje të shpeshta, me disa raporte që tregojnë për një ngjarje të ngjashme edhe më herët këtë vit.







