MAGAZINË /

Egli përlotet pas largimit të Redonit: Më hapi zemrën, më tha ‘ti je unë versioni femër’

Shkruar nga Versus

Egli përlotet pas largimit të Redonit: Më hapi zemrën,

Pasditen e sotme, Gili dhe Redoni morën vendimin e papritur për të lënë garën e ‘BBVA4’ përgjysmë. Një vendim që çuditi një pjesë të mirë të mirë të banorëve por dhe mërziti disa prej tyre.

Ishte Egli ajo që u përlot pas largimit të Redonit pasi me këtë të fundit kishte një lidhje tepër të ngushtë.

Pasi mori veten, ky ishte reagimi i saj lidhur me ngjarjen:

‘Më ka motivuar shumë! Më ka thënë: ‘Ke folur me gojën time. Fjalët që ti ke thënë, ishin goja ime, që nuk i thash dot me gojën time’. Më hapi një temë, nga zemra, disa gjëra që i kishte vuajtur dhe më tha ‘ti je unë versioni femër’.

Unë nuk e kam besuar sot kur ka ndodhur. Në momentin e parë thashë është lojë! Sepse mua do ma kishte thënë patjetër. Ndoshta ma tha dhe unë nuk e kuptova që ma tha…’.

Poll