MAGAZINË /

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: Më njeh shumë mirë, e di ku i ka ngelur hatri

Shkruar nga Versus

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: Më njeh

Xheneta Fetahu ka treguar tashmë që e njeh Egli Takon që para Big Brother për shkak se do të ishin në një klip së bashku. Por kjo gjë nuk ndodhi pasi ish-banorja e Big Brother VIP Kosova kishte shprehur dëshirën për të qenë e vetme në klip.

E për këtë duket t’i ketë ngelur hatri Eglit, ndonëse nuk njiheshin më parë me njëra-tjetrën.

Derisa banorja e Big Brother Albania u shpreh se nuk e njeh dhe është hera e parë që e pa në një klip, modelja tha të kundërtën.

“Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin.

Xheneta pati një lidhje sa ishte në Big Brother të Kosovës me Gjestin, por që u nda kur ky i fundit u largua nga ky format. Versus.al

Poll