MAGAZINË /

Elon Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram, kërkon ndalimin e Mark Zuckerberg: Po censuron fjalën e lirë

Musk reagoi në rrjetin X vetëm pak orë pasi miliarderi rus u arrestua në aeroportin Le Bourget, pasi akuzohet se ai ka lejuar që aktiviteti kriminal të lulëzojë në aplikacionin e tij të koduar të mesazheve

Shkruar nga M.H
Elon Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram, kërkon
Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Pavel Durov

Elon Musk doli në mbrojtje të bashkëthemeluesit dhe CEO të Telegram, Pavel Durov pas arrestimit të tij në Paris të shtunën dhe kritikoi miliarderin e mediave sociale Mark Zuckerberg për nënshtrimin ndaj “presionit të censurës”.

Musk reagoi në rrjetin X vetëm pak orë pasi miliarderi rus u arrestua në aeroportin Le Bourget, pasi akuzohet se ai ka lejuar që aktiviteti kriminal të lulëzojë në aplikacionin e tij të koduar të mesazheve.

Nëse dënohet për këto akuza, manjati i teknologjisë përballet me 20 vjet burg.

Autoritetet franceze lëshuan një urdhër kërkimi si pjesë e një hetimi paraprak për Durov, por ishin në gjendje të vepronin sipas urdhër-arrestit vetëm nëse 39-vjeçari ishte në tokën franceze.

Musk, i cili tha se bleu rrjetin X  për të çuar më tej lirinë e fjalës, kritikoi arrestimin e sipërmarrësit të teknologjisë në një postim, duke shkruar "#FreePavel" ndërsa shpërndau edhe një pjesë ku Durov lavdëronte X për inovacionin dhe fjalën e lirë.

Elon Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram, kërkon

Në një postim të mëvonshëm Musk goditi liderin e mediave sociale Mark Zuckerberg, duke pyetur se pse CEO i Meta nuk është arrestuar për akuza të ngjashme si ato me të cilat përballet Pavel.

Musk shkroi:

“Sepse ai tashmë është nënshtruar në presionin e censurës. Instagram ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve, por nuk ka arrestim për Zuck, pasi ai censuron fjalën e lirë dhe u jep qeverive akses në të dhënat e përdoruesve”.

Duke shtuar deklaratën e Musk, CEO i Rumble Chris Pavlovski tha se qeveria franceze gjithashtu “ka kërcënuar Rumble, dhe tani ata kanë kaluar vijën e kuqe duke arrestuar CEO të Telegram, Pavel Durov, që thuhet se nuk ka censuruar lirinë e fjalës”.

“Është jetike për mbështetjen e fjalës së lirë që ju t’u përcillni postimet njerëzve që njihni, veçanërisht në vendet me censurë,” shtoi Musk në një postim tjetër./ Versus.al

Poll