Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi është tërhequr nga Kombëtarja Shqiptare.
Lajmi është bërë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në një status në faqen zyrtare në Facebook, Federata falenderon Cikalleshin për kontributin e tij të dhënë për gjatë dhjetë viteve.
Statusi i Federatës
60 ndeshje
13 gola
Pafund kilometra
Rrugëtimi i paharrueshëm i Sokol Cikalleshit në Kombëtaren kuqezi është mbyllur. FSHF e falënderon për kontributin e dhënë përgjatë 10 viteve, me gola, asiste, me djersën e derdhur në fushë për të ndihmuar ekipin tonë në arritjen e rezultateve historike!/Versus.al







